Shpike veten tënde dhe rishpike veten tënde - Nga Charles Bukowski
Shpike veten tënde dhe rishpike veten tënde
Mos noto në të njëjtën kënetë
Shpike veten tënde dhe rishpike veten tënde dhe
Qëndro larg kthetrave të mediokritetit
Shpike veten dhe pastaj rishpike veten
Ndryshoje tonin dhe formën aq shpesh saqë
ata të mos munden dot kurrë të të kategorizojnë
Rigjallëroni veten dhe
pranoni atë që është
por vetëm me kushtet që ti ke shpikur
dhe rishpikur
Ji i vetmësuar
Dhe rishpike jetën tënde sepse kjo është ajo që duhet të bësh
Është jeta jote dhe
Historia e saj
Dhe e tashmja
Të përket vetëm ty
Nga Charles Bukowski
Përzgjodhi dhe përktheu - Enkeleda Suti




Comments
Post a Comment