Posted by
Via Dolorosa - Enkeleda Suti
Poezia “Mbledhesi i drites” - Nga Carol Ann Duffy
Kur ishe i vogel
Pellembet e tua te bera kupa
Secila mbanin nje cilesi qirinjsh nen lekure
Mjaftueshem drite per te filluar
Dhe teksa ti po rriteshe
Drita u mblodh tek ti
Dy pika te delira shiu
Ne syte e tu
Perla te ngrohta, te turpshme
Ne lobet e vesheve te tu
Gjithmone te barabarte
Drita e nje buzeqeshjeje pas loteve
Kembet e tua te puthura vezullonin ne doren time
Ose une hyja ne nje dhome per te pare cepin ku luaje ti
Te ndricuar si nje skene shfaqjeje
Kurora e kokes tende te perkulur te ndricuar
Kur erdhi gjuha
Ajo rrezellehu si nje lum
Argjend, e mencur me peshq
Dhe ti fjete
Me te gjithe henen mbajtur ne krahet e tu
Per nje drite nate
Ku une u gjunjezova per te te pare
Mbledhes drite
Ti re nga nje yll
Ne prehrin tim
Llampa e bute krahe shtratit
Te pasqyronte ty
Dhe tani ti shkelqen si nje vajze prej debore
Nje zhabine nen mjekren tende
Atje matane tek gjeresia blu
Ti klith dhe fluturon
Si nje shpelle me xhevahire
Turkuaz dhe diamant dhe ar
Duke u hapur ne fund te nje tuneli vitesh
Poezia “Mbledhesi i drites”
Nga Carol Ann Duffy
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga @igli_marion






Comments
Post a Comment