Poezia “Te vjedhesh” - Nga Carol Ann Duffy
Gjeja me e pazakonte qe kam vjedhur ndonjehere?
Nje njeri prej debore
Mesnate
Ai dukej i magjishem
Nje memec i gjate, i bardhe
Poshte henes dimerore
Une e doja
Si nje shok me nje mendje po aq te ftohte sa nje fete akull
Brenda vete trurit tim
E fillova me koken
Me mire i vdekur sesa te dorezohesh
Te mos marresh ate qe do
Ai peshonte nje ton
Busti i tij
I ngurte akull
Varur ne gjoksin tim
Nje i ftohte i ashper
Qe me pickonte stomakun
Nje pjese e kenaqesise ishte te dija
Se femijet qajne ne mengjes
Jeta eshte e veshtire
Ndonjehere vjedh gjera qe s’me nevojiten
Me pelqen t’i jap makines
Per askund
Te hyjn neper shtepi vetem per t’i hedhur nje sy
Une jam nje fantazme e perbaltur
Bej lemsh
Ndoshta godas ndonje kamera
Shoh doren time me doreza te rrotulloje nje doreze dere
Dhoma e gjumit te nje te huaji
Pasqyra
Psheretis keshtu - Aah
Mu desh pak kohe
Per ta rimontuar ne oborr
Ai nuk dukej me njesoj
Ia mbatha
Dhe e shkelmova me cizme
Serish
Serish
Fryma ime e shqyer
Ne lecka
Tani duket i shkrete
Atehere po qendroja vetem midis gungave te bores, e semure nga bota
Meriza
Shumicen e kohes jam kaq e merzitur saqe mund te ha veten
Nje here, vodha nje kitare dhe mendova se mund te mesoja ti bija
Nje here, gervishta nje bust Shekspiri
E fshikullova
Por njeriu prej debore ishte me i cuditshmi
Nuk po kuptoni asgje cfare po them, apo jo?
Poezia “Te vjedhesh”
Carol Ann Duffy
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti





Comments
Post a Comment