ANSELM KIEFER: Një mikrokozmos i kujtesës kolektive
ANSELM
KIEFER: Një mikrokozmos i kujtesës kolektive
Krijmtaria monumentale e Anselm Kiefer PËRFAQËSON NJË
MIKROKOZMOS TË KUJTESËS KOLEKTIVE, duke përmbledhur në mënyrë pamore një gamë
të gjerë aludimesh kulturore, letrare dhe filozofike nga Tetamenti i Vjetër dhe
Testamenti i RI, misticizmi Kabal, mitologjia skandinave dhe Cikli i Unazave i
Wagner-it deri tek poezia e Ingeborg Bachmann dhe Paul Celan.
I lindur gjatë muajve të fundit të Luftës së Dytë
Botërore, Keifer reflekton mbi identitetin dhe historinë gjermane të
pas-luftës, duke u përleshur me mitologjinë kombëtare të Rajhut të Tretë. Duke
përzier artin me letërsinë, pikturën dhe skulpturën, Keifer përdor ngjarjet
komplekse të historisë dhe epikat e paraardhësve për jetën, vdekjen dhe
kozmosin.
Burimi: https://gagosian.com/artists/anselm-kiefer/
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.






Comments
Post a Comment