ARTI KONCEPTUAL - Zbuloni se si artistët konceptual e kanë përdorur gjuhën, performancën dhe instruksionet për të energjizuar krijmtarinë dhe kërkuar alternativa ndaj mjediseve institucionale

ARTI KONCEPTUAL

Zbuloni se si artistët konceptual e kanë përdorur gjuhën, performancën dhe instruksionet për të energjizuar krijmtarinë dhe kërkuar alternativa ndaj mjediseve institucionale.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Në vitet 1960, artistët në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Amerikën Latine filluan eksperimentmin me artin që thekson idetë përmbi produktin fizik. Në vitin 1967, artisti Sol LeWitt i dha këtij arti të ri një emër në esenë e tij “Paragrafë mbi Artin Konceptual”. Ai shkroi, “Vetë ideja, edhe nëse ajo nuk bëhet në mënyrë pamore, është po aq shumë një vepër arti sa çdo produkt i përfunduar.” Artistët konceptual i përdorën veprat e tyre për të vënë në pikëpyetje nocionin se çfarë është arti, dhe shpeh i refuzuan muzetë dhe galeritë si autoritete përcaktuese. Vepra e artistëve konceptual ndihmoi për t’i dhënë peshë të njejtën peshë me pikturën dhe skulpturën, fotografive, notave muzikore, vizatimeve arkitekturore dhe artit të performancës.      

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/conceptual-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

Comments