ARTI POST-MODERN - Diptiku Marilyn (1962), Andy Warhol

ARTI POST-MODERN

Diptiku Marilyn (1962), Andy Warhol

Një emblemë e Artit të Hershëm Post-Modern

 

Vepra “Diptiku Marilyn” e vitit 1962 është një serigrafi nga artisti i Artit Pop, Andy Warhol. Diptiku përbëhet nga një panel i majtë dhe një i djathtë, i cili tregon një anë me ngjyra dhe një anë në bardh e zi të portretit të artistes Marilyn Monroe. Portreti i Marilyn Monroe është një fotografi nga shtypi nga vitet 1950.

 

Kjo vepër mund të përshkruhet si art post-modern për disa arsye. Andy Warhol luan këtu me një estetikë, e cila është tipike për industrinë e reklamave dhe që u bë tipike edhe për artin e vetë Warhol-it gjithashtu. Vepra e artit dhe teknika e Warhol-it na kujton gjithashtu aktivitetin e gazetave të shtypura. Duke përdorur të gjitha këto në diptikun e tij, artisti sfidoi formën klasike të përfaqësimit që njihej nga arti modern.

 

Për më tepër, përsëritja e portretit brenda diptikut mund të lexohet si një koment ironik mbi rritjen e prodhimit në masë si edhe mbi orgjinalitetin në art. Shpesh Andy Warhol ka vënë në pikëpyetje idenë tradicionale të artit të lartë në printimet dhe pikturat e tij. Veprat e tij të artit mund të shihen si një përgjigje lozonjare ndaj kësaj pyetje.

 

Burimi: https://www.thecollector.com/postmodern-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

 

 

 

Comments