ARTI POST-MODERN - Një dhe tre karrige (1965), Joseph Kosuth





ARTI POST-MODERN

Një dhe tre karrige (1965), Joseph Kosuth  

Një koment kritik i idesë së një të vërtete universale

 

Joseph Kosuth është një artist i rëndësishëm konceptual. Vepra e tij “Një dhe tre karrige” daton nga viti 1965 dhe është një nga shembujt kryesor të artit konceptual. Vepra është një formë ekzaminimi estetik i filozofisë së Platonit dhe një reflektim i alegorisë së Platonit për shpellën. NË KËTË ALEGORI IDEJA E NJË OBJEKTI PËRFAQËSON REALITETIN MË TË LARTË NGA TË GJITHA.

 

Me veprën e tij “Një dhe tre karrige”, Joseph Kosuth ka reaguar gjithashtu ndaj supozimit të artistëve modern se një vepër arti duhet të jetë gjithmonë një objekt. Për Kosuth, ideja qëndron sipër veprës së artit si një objekt. Në këtë kuptim, “Një dhe tre karrige” mund të lexohet gjithashtu si një koment kritik i idesë së një të vërtetë universale.

 

Burimi: https://www.thecollector.com/postmodern-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments