ARTI POST-MODERN - Whaam! (1963), Roy Lichtenstein

ARTI POST-MODERN

Whaam! (1963), Roy Lichtenstein

Një koment ironik mbi glorifikimin (zbukurimin) e luftës

 

“Whaam!” nga Roy Lichtenstein është një pikturë në format të madh e përbërë nga dy pjesë. Në formën e saj, piktura është mishërimi i një pjese komike, duke qenë se të dyja motivet dhe flluskat tek fjalët në pikturë rrjedhin nga estetika e një pjese komike. Nga pikëpamja estike kjo vepër është tërësisht e ndryshme nga vepra e Andy Warhol e prezantuar më parë.

 

Pavarësisht kësaj, vepra e artit e Lichtenstein-it gjithashtu mund të konsiderohet si post-moderne, duke qenë se ajo SHPËRBËN KUFIJTË NDËRMJET KULTURËS SË LARTË DHE KULTURËS POP. Ndryshe nga Warhol, Lichtenstein këtu vë përballë metodën klasike të pikturimit me motivet që nuk ekzistonin më parë në artin modern.  

 

Kompozimi i veprës “Whaam!” vjen nga një panel i krijuar nga artisti komik Irv Novick. Kjo është pjesë e komikes Njeriu i Gjithi-Amerikan i Luftës (1962). Në artin post-modern, ka ekzistuar gjithashtu një diskutim i përsëritur i dy luftrave botërore që njerëzit përjetuan në shekullin e 20-të. Pjesa nga Roy Lichtenstein nuk është një përballje e qartë me Luftën e Dytë Botërore. Megjithatë, zgjedhja e motivit dhe prezantimi i tij në estetikën pop mund të interpretohet si një koment ironik mbi glorifikimin (zbukurimin) e luftës.

 

Burimi: https://www.thecollector.com/postmodern-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

 

 

 

Comments