BLACK MOUNTAIN COLLEGE - Krijimi i njerëzve të “plotë” / Një shkollë pa nota dhe provime

BLACK MOUNTAIN COLLEGE

Krijimi i njerëzve të “plotë” / Një shkollë pa nota dhe provime

 

Nga THE ART STORY

 

Përmbledhje e “Black Mountain College”

Shkolla eksperimentale “Black Mountain College” u kthye në një test për artin, muzikën dhe poezinë avantgardës së shekullit të 20-të. E themeluar mbi parimet e ekuilibrimit të shkencave humane, arteve dhe punës manuale brenda një strukture demkratike, shoqërore, misioni i shkollës ishte të krijonte njerëz të “plotë”. Ajo tërhoqi një gamë mësuesish të spikatur, duke përfshirë artistët e Bauhaus Josef dhe Anni Albers, kompozitorin John Cage, piktorin Willem de Kooning, dhe poetin Charles Olson. Me një theks mbi punën ndërdisiplinore dhe eksperimentimin, studentë të tillë si Robert RauschenbergCy Twombly, Ray Johnson, Kenneth Noland, dhe Ruth Asawa dhanë një kontribut të konsiderueshëm ndaj artit të avantgardës. Pas thuajse 25 vitesh, shkolla u mbyll për mungesë parash dhe studentësh, por rëndësia dhe trashëgimia e saj vazhdoi të rritej deri në ditët e sotshme.

 

Idetë dhe arritjet kyçe

Edhe pse nuk u realizua në mënyrë të përsosur, eksperimenti i “Black Mountain College” në edukimin e qendërsuar tek komuniteti mbetet një nga trashëgimitë e saj më të rëndësishme. Përvoja e edukimit në një mjedis shoqëror, ku hierarkitë tradicionale ndërmjet fakultetit dhe studentëve ishte përmbysur, synonte mbushjen e studentëve individual me një ndjesi të marrëdhënieve të tij apo saj me të tjerët dhe mjedisin. 

Praktikisht shkolla nuk kishte nota dhe provime, dhe studentët dizenjonin vetë planet dhe përqëndrimet e kurseve të tyre. Ndonëse, kishte klasa në matematikë, psikologji dhe letërsi, artet pamore dhe muzika ishin në zemër të kurrikulës së shkollës me qëllim për të fuqizuar vendimmarrjen të cilën themeluesit e kuptonin si themelore për një shoqëri demokratike. 

Mësimet e mëparshme të Josef Albers në Bauhaus ishin një kontribut i madh për kurrikulumin e arteve në “Black Mountain College”, duke promovuar njëherësh artet dhe zejet, kishte një theks të veçantë mbi proceset e bërjes me dorë. Për më tepër, Albers këmbëngulte mbi ofrimin e trajnimit në fushat themelore të vizatimit dhe ngjyrës dhe ai promovoi zbulimin dhe eksperimentimin. Detyrat e Albers-it inkurajonin prova të kontrolluara me ngjyrën dhe materialet, por me ardhjen e John Cage, eksperimentimi duke përdorur spontanitetin dhe metodat e rastësisë u bënë edhe më popullore. Këto dy qasje ndaj të mësuarit patën një influencë afatgjatë në artin e pas-luftës.

 

Artistët kyç

Josef Albers, Anni Albers, Elaine de Kooning, Willem de Kooning, Robert Rauschenberg, Cy Tëombly, Kenneth Noland, R. Buckminster Fuller

 

Burimi: https://www.theartstory.org/movement/black-mountain-college/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

Comments