CARL-HENNING PEDERSEN: Piktori i përrallave

CARL-HENNING PEDERSEN: Piktori i përrallave

 

Carl-Henning Pedersen shpesh dhe me të drejtë është karakterizuar si një piktor i përrallave. BOTA E TIJ PAMORE ËSHTË E POPULLUAR ME KRIJESA MAGJIKE DHE MAGJEPSËSE, të cilat duket sikur i përkasin një bote tjetër. Figurat të cilat qëndrojnë pezull dhe nuancat blu janë tiparet kryesore të veprave të tij, dhe stili i tij karakteristik shprehës, spontan dhe poetik njihet dhe adhurohet nga një audiencë e madhe. Stili i tij është formësuar nga tradita abstrakte. Që prej fillimit, imazheria e Carl-Henning Pedersen ishte e karakterizuar nga një seri figurash të cilat rishfaqen në konstelacionet përherë në ndryshim: zogjtë, diejt, kuajt dhe anijet.

 

Burimi: https://chpeamuseum.dk/carl-henning-pedersen-(1).aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

Comments