CARL-HENNING PEDERSEN: Udhëtoi me këmbë për në Paris

CARL-HENNING PEDERSEN: Udhëtoi me këmbë për në Paris

 

Në vitin 1939, Pedersen udhëtoi me këmbë për në Paris, ku ai pa veprat e Picasso-s dhe të Matisse. Rrugës për në shtëpi ai vizitoi ekspozitën e “artit të degjeneruar” (entartete Kunst) në Frankfurt am Main, ku ai u frymëzua nga pikturat në ekpozitë, veçanërisht nga veprat e Marc Chagall, i cili mbeti një influencë e fuqishme për artin e tij deri në fund të jetës së tij. Në vitin 1940, lindi vajza e tij e dytë, Kari-Nina. Gjatë pushtimit nazist të Danimarkës, ai u bashkua me Grupin Høst, duke shkruar rreth muraleve mesjetare daneze për gazetën e Grupit, Helhesten. Ai vazhdoi të prodhonte vepra abstrakte moderne.

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

Comments