CARL-HENNING PEDERSEN: Veprat e tij abstrakte, me plane të sheshta ngjyrash, rivalizonin veprat e kubistëve dhe të Paul Klee
CARL-HENNING
PEDERSEN: Veprat e tij abstrakte, me plane të sheshta ngjyrash, rivalizonin
veprat e kubistëve dhe të Paul Klee
Pedersen lindi në Kopenhagen në vitin 1913. Ai u rrit
dhe arsimua në zonën e varfër afër Vigerslev Alle. Ai kishte besime politike
radikale. Ai u bashkua me Shkollën e Mesme Ndërkombëtare Popullore në Elsinore,
në vitin 1933, ku ai u takua me piktoren e vetmësuar Else Alfelt. Ata u martuan
në vitin 1934, dhe një vit më pas lindi vajza e tyre e parë, Vibeke Alfelt.
Alfelt e inkurajoi Pedersen të pikturonte, dhe ai ekspozoi për herë të parë në
Ekspozitën e Vjeshtës së Artistëve (Kunstnernes
Efterårsudstilling) në Kopenhagen, në vitin 1936, ku ai prezantoi katër vepra
abstrakte. Stili i tij modernist ishte kundër realizmit socialist të preferuar
nga miqtë e tij komunistë, të cilët e përbuzën dhe ai ka debatuar edhe me
Bertolt Brecht rreth artit të tij. Veprat e tij abstrakte, me plane të sheshta
ngjyrash, rivalizonin veprat e kubistëve dhe të Paul Klee.
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.
.webp)




Comments
Post a Comment