ÇFARË ËSHTË ARTI MODERN? - Artistët e fundshekullit të 19-të u ndanë nga tradita për të krijuar një art për ekpokën moderne

ÇFARË ËSHTË ARTI MODERN?

Artistët e fundshekullit të 19-të u ndanë nga tradita për të krijuar një art për ekpokën moderne.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Lindja e modernizmit dhe artit modern mund të gjendet deri tek Revolucioni Industrial. Kjo periudhë ndryshimesh të shpejta në prodhim, transport, dhe teknologji filloi rreth mestit të shekullit të 18-të dhe zgjati deri gjatë shekullit të 19-të, duke prekur thellë gjendjen sociale, ekonomike dhe kulturore të jetës në Evropën Perëndimore, Amerikën e Veriut, dhe përfundimisht në të gjithë botën. Format e reja të transportit, duke përfshirë hekurrudhat, motorët me avull, dhe metrotë, ndryshuan mënyrën se si njerëzit jetonin, punonin dhe udhëtonin, duke zgjeruar këndvështrimin e tyre për botën dhe aksesimin e ideve të reja. Me lulëzimin e qendrave urbane, punëtorët u dyndën në qytete për punët industriale dhe popullatat urbane shpërthyen.

 

Përpara shekullit të 19-të, artistët porositeshin më shumë për të realizuar vepra nga patronët e pasur të artit apo insitucionet si kisha. Pjesa më e madhe e këtij arti paraqiste skena fetare apo mitologjike të cilat tregonin histori të cilat kishin për qëllim të udhëzonin shikuesit. Gjatë shekullit të 19-të, shumë artistë filluan të bënin art që bazohej tek vetë përvojat e tyre personale dhe rreth tematikave të zgjedhura prej tyre. Me publikimin e “Interpretimit të ëndrrave” nga psikologu Sigmund Freud, në vitin 1899 dhe popullarizimi i idesë së mendjes së pavetëdijshme, shumë artistë filluan eksplorimin e ëndrrave, simbolizimit dhe ikonografisë personale si aventura për paraqitjen e përvojave të tyre subjektive. Duke sfiduar nocionin se arti duhet të paraqesë në mënyrë realiste botën, disa artistë eksperimentuan me përdorimin e tepruar të ngjyrës, materialeve jo tradicionale dhe teknikave dhe mediumeve të reja. Midis këtyre mediumeve të reja ishin fotografia, shpikja e së cilës në vitin 1839 ofroi mundësi radikale për paraqitjen dhe interpretimin e botës.  

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/what-is-modern-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

Comments