ÇFARË ËSHTË ARTI POST-MODERN?



ÇFARË ËSHTË ARTI POST-MODERN? 

 

Arti Post-modern u shfaq si një reagim ndaj modernizmit dhe shtrihet nga viti 1950 deri në fund të shekullit të 20-të.

 

Arti Post-Modern zëvendësoi modernizmin dhe i hapi rrugën artit bashkëkohor. Ai u shfaq në mes të shekullit të 20-të. Si me çdo periudhë në historinë e artit, nuk është shume e lehtë për të ofruar një përkufizim të qartë të Post-modernizmit.

 

Dy kanë qenë autorët të cilët kanë përcaktuar termin ‘Post-modernizëm’, duke përkufizuar natyrën e artit post-modern. Njëri ishte, Charles Jencks me esenë e tij ‘Ngritja e Arkitekturës Post-moderne’ (1957). Dhe i dyti, Jean-Fraçois Lyotard me tekstin e tij ‘Gjendja Post-moderniste’ (1979). Edhe pse ishin këta autorë të cilët emërtuan termin post-modernizëm, duhet të theksojmë sërish se arti post-modern nuk kufizohet tek një stil apo teori e vetme. Forma të shumta arti konsiderohen art post-modern. Këto përfshijnë Artin Pop, Artin Konceptual, Neo-Ekspresionizmin, Artin Feminist, apo artin e Artitëve të Rinj Britanikë rreth vitit 1990.

 

Imazhi 1: Marilyn Diptych nga Andy Warhol (1962), Tate, Londër, (majtas); me Autoportret nga Andy Warhol (1986), Christie’s (qendër); dhe Pantera Rozë nga Jeff Koons, 1988, MoMA, Nju Jork (djathtas)

 

Imazhi 2: Yoko Ono, 1964

 

Burimi: https://www.thecollector.com/postmodern-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

Comments