ÇFARË ËSHTË FOTOGRAFIA KONCEPTUALE? - Përkufizime & Shembuj

ÇFARË ËSHTË FOTOGRAFIA KONCEPTUALE?  

Përkufizime & Shembuj

 

Përkufizimi i fotografisë konceptuale

Shpesh fotografia konceptuale shihet si një fushë brenda artit konceptual. Por për të kuptuar këtë fushë, ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë këtë formë nga lloje të tjera veprash në mediumin e fotografisë.  

 

Çfarë është fotografia konceptuale?

Fotografia konceptuale synon të shprehë ide dhe koncepte përmes fotografive. Fotografia konceptuale rrjedh nga arti konceptual. Për të dy, ideja apo koncepti është kryesor në procesin e krijimit. Idetë që fotografët konceptual eksplorojnë përfshijnë një gamë të gjerë dhe tipikisht arrihet përmes inskenimit të një fotografie në një mënyrë që përfaqëson idenë që dëshirohet të komunikohet.

 

Për çfarë përdoret fotografia konceptuale?

Reklama

Abstraksione

Qëndrime sociale

 

SHEMBUJT E HERSHËM

Historia e fotografisë konceptuale

Fotografia konceptuale rrjedh nga Lëvizja Konceptuale e Artit e viteve 1960 dhe 1970. Arti konceptual thekson rëndësinë e një ideje papo koncepti përmbi teknikën dhe estetikën, e përdorur gjerësisht për të shprehur abstrakten me material fizik.

 

Fotografët morën pjesë në këtë koncept teksa ata e zbatuan atë në mediumin e tyre. Megjithëse, praktika e inskenimit të fotografive është po aq e vjetër sa shpikja e kameras dhe vetë fotografisë, fotografia konceptuale anon në mënyrë natyrale nga idetë abstrakte.

 

Kjo fotografi e titulluar “Hedhje në boshllëk” është realizuar nga artisti francez Yves Klein në vitin 1960. Ajo konsiderohet si një nga fotografitë e hershme konceptuale dhe një vepër boshtnore në progresin e fotografisë.

 

Ndonëse mund të jetë e vështirë për të përkufizuar fotografinë konceptuale, “Hedhje në boshllëk” ka të gjithë elementët që mbështet sot fotografia konceptuale moderne. Ajo është e inskenuar, ngjall emocion, dhe ka provokuar debat për dekada pas krijimit mbi se si është bërë dhe se çfarë do të thotë.

 

Duke qenë se, fotografia konceptuale ka për qëllim të ilustrojë një ide, qëllimi i saj është me gamë tepër të gjerë.

 

LLOJET E FOTOGRAFISË KONCEPTUALE

Reklamoni një ide

Reklamat kanë një objektiv specifik: të shesin një ide. Idetë mund të jenë për të shitur një produkt, shërbim apo madje për të frenuar konsumatorët nga produkte specifike. Cilado qoftë arsyeja, reklamat synojnë të bindin.  

 

Shpesh kjo mund të jetë një detyrë e vështirë për reklamat që përdorin imazhe të palëvizhshme. Fotografia konceptuale është një teknikë e zakonshme për të ilustruar një mesazh të plotë shitje në një fotografi.

Në këtë reklamë nga Tabasco, ata kërkojnë të tregojnë mbi nxehtësinë e salcës së tyre në një imazh për ta nxitur klientin që ta bleje atë. Fotografia e bazuar tek koncepti është përdorur për krijimin e kësaj ideje duke kombinuar shishen me një fikës zjarri.

 

Sigurisht që, jo të gjitha reklamat dizenjohen për të shitur një produkt apo shërbim. Disa janë dizenjuar për të frenuar nga konsumimi i një produkti specifik. Reklamat anti-duhan kanë përfituar plotësisht nga idetë e fotografisë konceptuale për të ilustruar konceptin e “duhani vret” në disa mënyra.

 

Siç mund ta shihni, edhe idetë e reklamimit mund të jenë të mëdha dhe të vështira për t’u komunikuar. Fotografët konceptual përdorin reklamat e thjeshta, e megjithatë efektive për të komunikuar një mesazh tek një konsumator. Kjo lloj fotografie mundëson ilustrimin e të gjithë konceptit të shitjes në një imazh të vetëm për t’u përdorur në një revistë apo në një billboard.

 

SHEMBUJT E FOTOGRAFISË KONCEPTUALE

Shprehja e një qëndrimi social

Në përgjithësi, arti është një nga mënyrat kryesore sipas së cilës njerëzit krijojnë qëndrime sociale. Fotografët specifikisht i shprehin mendimet e tyre mbi shoqërinë nëpërmjet fotografëve konceptual.

 

Qoftë një koment, qëndrim mbi një gjendje politike, teknologjinë, apo sjellje sociale të përgjithshme, këto ide janë shprehur në mënyrë krijuese nëpërmjet fotografisë konceptuale. Për shembull, çfarë po na komunikon rreth konsumerizmit ky imazh nga fotografi konceptual Prasad Naik?  

 

Projektimi i barkodit mbi subjektet hedh një hije të ngjashme me qelitë e burgjeve duke reflektuar se si mund të kapen njerëzit pas konsumerizimit. Nuk është diçka e re që artistët të ndjehen të frustruar nga sjelljet e shoqërisë. Fotografia konceptuale është thjesht një mënyrë tjetër për artistët për të shprehur frustracionet dhe mendimet.  

 

KËSHILLA MBI FOTOGRAFINË KONCEPTUALE

Tregoni një histori

Ndryshe nga kinematografia, fotografia funksionon me imazhe të palëvizura. Të tregosh një histori nëpërmjet një imazhi të palëvizshëm mund të jetë sfiduese. Por fotografia konceptuale i lejon fotografët të përdorin gjithçka në dispozicionin e tyre për të ilustruar një histori brenda një imazhi të vetëm.

 

Në këtë seri fotografish nga Marja Pirilä e titulluar “Brenda/Jashtë”, “Ëndrrat në Camera Obscrua” (Dhoma e errët), dhomat janë konvertuar në ‘camera obscura’. Kjo e ka lejuar atë të kapë pjesën e brendshme dhe të jashtme të një dhome në të njëjtën kohë.

 

Pirilä e ka përdorur në mënyrë të shkëlqyer këtë efekt për të konceptualizuar një fëmijë duke ëndërruar. Rezultati është një foto që mban një fuqi histori-tregese të thellë.  

 

Siç mund ta shihni, fotografia konceptuale është një mënyrë krijuese për ilustrimin e një gjendje të brendshme të një qënie njerëzore. Përtej ëndrrave, fotografët konceptual mendojnë se kjo metodë është efektive për portretizimin e emocioneve komplekse të përvojës së qenies njerëzore. 

 

Fotografia konceptuale abstrakte

Për të reflektuar një gjendje të brendshme  

Një nga sfidat me të cilën përballen shumë artistë është shprehja e përvojave të brendshme që ata kanë brenda në një mënyrë të jashtme. Fotografia konceptuale është përdorur si një telajo për të shprehur këto gjendje të brendshme në mënyra krijuese.

 

Qoftë nëse po përpiqeni të shprehni një ankth specifik, gëzim apo konflikt të brendshëm, aftësia për të inskenuar një skenë për një fotografi mund të rezultojë në mënyra krijuese të pabesueshme për të protretizuar abstrakten.

 

Shpesh, fotografia konceptuale që reflekton gjendjen e brendshme të një artisit është dizenjuar për të qënë provokuese dhe për të ngjallur emocione. Ndonëse kjrimi i këtij lloji fotografie konceptuale mund të jetë një katarsis për fotografin, ajo mund të jetë gjithashtu një katarsis për shikuesin, e cili sheh emocionet që ata kanë përjetuar të shprehur në një mënyrë të tillë të saktë.  

 

(Fotografia 1): Hedhje në boshllëk nga Yves Klein, 1960

 

(Fotografia 2): Reklamë konceptuale për Tabasco-n

 

(Fotografia 3): Reklamë anti-duhan

 

(Fotografia 4): Fotografi konceptuale nga Prasad Naik

 

(Fotografia 5): Camera Obscura, Marja Pirilä

 

(Fotografia 6): Shembuj të fotografisë konceptuale







Burimi: https://www.studiobinder.com/blog/what-is-conceptual-photography/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

Comments