DADA - Zbuloni se si artistët e Dada-s i përdorën rastësinë, bashkëpunimin dhe gjuhën si një katalizator për krijimtarinë

DADA

Zbuloni se si artistët e Dada-s i përdorën rastësinë, bashkëpunimin dhe gjuhën si një katalizator për krijimtarinë.  

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Lufta e Parë Botërore dhe Dada

Dada u shfaq në mes të brutalitetit të Luftës së Parë Botërore (1914-18), një konflikt që mori jetën e tetë milionë ushtarakëve dhe tetë milionë civilësh. Kjo humbje e paprecedentë jetësh njerëzore ishte rezultat i llogoreve të luftës dhe avancimeve teknologjike në armatime, komunikime dhe sistemet e transportit.

 

Për artistët e zhgënjyer të lëvizjes Dada, lufta thjesht konfirmonte degradimin e strukturave sociale të cilat çuan në këtë dhunë: politika e korruptuar dhe nacionaliste, shtypja e vlerave sociale dhe konformimi i padiskutueshëm i kulturës dhe mendimit. Nga viti 1916 deri në mes të viteve 1920, artistët në Zyrih, Nju Jork, Këln, Hanover dhe Paris deklarua një sulm të gjithanshëm kundër jo vetëm përkufizimit tradicional të artit, por mbi vetë mendimin racional. “Fillimet e Dada-s,” rikujtonte poeti Tristan Tzara, “nuk ishin fillimet e artit, por të neverisë.”

 

Idealet subversive dhe revolucionare të Dada-s u shfaqën nga aktivitetet e një grupi të vogël artistësh dhe poetësh në Zyrih, të cilat më pas u përmbodhën në një grup strategjish dhe filozofish të adoptuara nga një rrjet artistësh ndërkombëtar të synuara për të krijuar forma të reja arti pamor, performance, dhe poezie si edhe vizionet alternative të botës. Artistët e lidhur me Dada-n nuk ndanin një qasje apo stil të përbashkët se sa dëshirën, siç është shprehur nga artisi francez Jean (Hans) Arp, “për të shkatërruar mashtrimet e mendjes dhe për të zbuluar një rend të paarsyeshëm.”  

 

Roli i Artit Pamor në Dada

Për artistët Dada, estetika e veprave të tyre konsiderohej dytësore ndaj ideve që ato paraqisnin. “Për ne, arti nuk është një qëllim në vetvete,” shkruante poeti i Dada-s Hugo Ball, “por një mundësi për perceptimin e vërtetë dhe kritikën endaj kohëve në të cilat jetojmë.” Dadaistët përqafuan dhe kritikuan modernitetin, duke i mbushur veprat e tyre me referenca ndaj teknologjive, gazetave, filmave, reklamave të cilat gjithnjë edhe më shumë po përcakotonin jetën bashkëkohore.

 

Ata ishin gjithashtu eksperimental, duke ripërfytyruar në mënyrë provokuese se çfarë mund të jetë arti dhe artbërja. Duke përdorur materiale jo ortodokse dhe të bazuar në procedura rastësore, ata e përzienë veprën e tyre me spontanitetin dhe irrelevancën. Duke përdorur gërshërë dhe ngjitës, artistët Dada realizuan inovacione me kolazhe dhe fotomontazhe. Të tjerë eksploruan lojërat, teatrin eksperimental, dhe performancën. Një figurë qëndrore, Marcel Duchamp, deklaroi se të mirat e zakonshme, të prodhuara do të ishin vepra arti “të gatshme/të gatshmet”, duke sfiduar në mënyrë radikale nocionin e një vepre arti si diçka të bukur të realizuar nga një artist me aftësi teknike.

 

Po emri Dada?

“Dada është harmoni”, “Dada është anti-art”, “Dada do t’ju bjerë me shkelm bythëve”, edhe pse vetë fjala nuk ka asnjë kuptim. Siç tregon historia, emri Dada ose është zgjedhur rastësisht duke ngulur një thikë në një fjalor, ose është zgjedhur rastësisht për një varietet konotacionesh në gjuhë të ndryshme – në frengjisht për “kal druri” apo në rusisht për “po, po”.

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/dada/  

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

Comments