DIZANJI - Zbuloni rolin qëndror të dizanjit në jetën e përditshme


DIZANJI

Zbuloni rolin qëndror të dizanjit në jetën e përditshme.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Dizanji është një emër

Nga koha e zgjimit deri tek koha e gjumit, dizenjuesit luajnë një rol në jetën tonë të përditshme. Dizanji i bën idetë të prekshme, duke i përkthyer ato në formën fizike. Dikush është përgjegjës për dizenjimin e gjërave që ne konsumojmë, përdorim, dhe ndërveprojmë çdo ditë, qofshin këto objekte, hapësira, peisazhe, apo sisteme komunikimi dhe transporti. Çdo çast, ne takohemi me një grup zgjidhjesh ndaj një problemi që është konsideruar nga dikush, apo si ka thënë Paola Antonelli, Kuratore e Arkitekturës dhe Dizanjit në MoMA: “Gjithçka dizenjohet, në një mënyrë apo një tjetër.”  

 

Përpara shekullit të 20-të, dizanji mendohej kryesisht në kontekstin e arteve dekorative, e cila theksonte format unike dhe të bëra me dorë, shpesh të disponueshme në një sasi të kufizuar. Me kalimin e kohës, rritja dhe kompleksiteti i shoqërisë moderne ndryshuan mënyrën se si njerëzit ndërvepronin dhe jetonin jetën e tyre të përditshme, e cila rriti kërkesën për produktet e konsumatorit të cilat përmbushinin nevojat e një publiku më të gjerë dhe që të ishin edhe të përballueshme. Revolucioni Industrial dhe shfaqja e prodhimit në masë i mundësuan dizenjuesve të konsideronin formën, funksionin, materialin dhe përballueshmërinë në një mënyrë e cila më parë ishte e pamundur.  

 

Përfundimisht, nocioni klasik i dizanjit u zgjerua përtej arteve dekorative në një fushë më të gjerë, e nënndarë në fusha të specializuara praktike në dizanj për mjedisin e ndërtimeve, të tilla si dizanji industrial, dizanji i brendshëm, dhe dizanji në modë. Zhvillim i teknologjive, materialeve të reja dhe nevojat e përdoruesve vazhdojnë të nxisin format e reja në praktikën e dizanjit, të tilla si dizanji interaktiv.

 

Dizanji është një folje

“Dizanji” nuk i referohet vetëm gjërave dhe hapësirave; ai është gjithashtu procesi i planifikimit, vlerësimit dhe zbatimit të një plani ndaj një problemi. Hapi i parë në procesin e dizenjimit është shpesh rrahja e ideve ndaj zgjidhjeve të mundshme. Rrahja e ideve mund të marrë formën e fjalëve, skicave apo fotografive që artikulojnë idetë e dizenjuesve. Në çastin që ideja është shprehur, dizenjuesi përzgjedh zgjidhjen më të mirë për problemin. Ndonjëherë, një dizenjues do të konsultohet me një inxhinier, i cili ndihmon me prodhimin e një prototipi. Prototipi testohet për t’u siguruar që dizanji është funksional dhe i vlefshëm nga pikëpamja estetike.

 

Si konsumatorë të objekteve të përitshme, ne luajmë një rol të rëndësishëm në procesin e dizenjimit. Dizenjuesit shpesh heshin syrë nga konsumatorët për të vlerësuar dhe përgjigjur pamjes dhe funksioneve të gjërave që ata krijojnë. Nga zgjedhja e një forme apo ngjyre të re për një celular deri tek vendimi se sa të gjata duhen bërë karriget në një metro, dizenjuesit varen shumë tek kërkimet e tregut dhe këndvështrimet e konsumatorëve.

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/design/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.  

Comments