EKSPRESIONIZMI ABSTRAKT - Artistët e Ekspresionizmit Abstrakt rishpikën pikturën abstrakte, dhe mënyra të tjera komunikimi, duke ofruar një stil të ndyshëm amerikan

EKSPRESIONIZMI ABSTRAKT  

Artistët e Ekspresionizmit Abstrakt rishpikën pikturën abstrakte, dhe mënyra të tjera komunikimi, duke ofruar një stil të ndyshëm amerikan.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Ekspresionizmi Abstrakt është një term që aplikohet për një lëvizje në pikturën amerikane e cila lulëzoi në Nju Jork pas Luftës së Dytë Botërore, ndonjëherë referuar si Shkolla e Nju Jorkut apo, më ngushtë, si piktura në aksion. Veprat e variueshme të prodhuara nga Ekspresionistët Abstraktë i rezistuan përkufizimit të një stili koheziv; në vend të kësaj, këta artistë ndanë një interes në përdorimin e abstraksionit për të paraqitur përmbajtje të fortë emocionale dhe shprehëse. Ekspresionizmi Abstrakt njihet më mirë për pikturat e mëdha të cilat u ndanë nga proceset tradicionale, shpesh duke i hequr telajot nga këmbaleci dhe duke përdorur materiale jo konvecionale të tilla si bojë për lyerjen e shtëpive. Ndonëse ekspresionizmi abstrakt shpesh vlerësohet për arritjet e tij në pikturë, idetë e saj reflektohen thellë në shumë mediume, duke përfshirë vizatimin dhe skulpturën.

 

Amerika në vitet 1950

Ekspresionizmi Abstrakt u shfaq në klimën e politikave të Luftës së Ftohtë dhe konservatorizmi social dhe kulturor. Lufta e Dytë Botërore i kishte vendosur Shtetet e Bashkuara si një fuqi globale, dhe në vitet që pasuan konfliktin, shumë amerikanë shijuan përfitimet e rritjes ekonomike të paprecedentë. Në mes të viteve 1950, shpirti i optimizmit ishte morfizuar në një përzierje të fortë fuqie dhe paranoje. E ndezur nga frika e infiltrimeve komuniste, Senatori Joseph McCarthy i Wisconsin-it lançoi një seri “gjueti shtrigash” kundër simpatizuesve komunistë. Çdo shenjë subversioni do ta kthente çdo individ në një të dyshuar. Më vonë një studiues ka reflektuar: “Është ironike, por jo kontradiktore që në një shoqëri...ku shtypja politike peshonte po aq shumë saç ndodhi në Shtetet e Bashkuara, ekspresionizmi abstrakt ishte për shumë një shprehje lirie: liria për të krijuar vepra kontraversiale arti, liria e simbolizuar nga piktura në veprim, nga ekspresionizmi i shfrenuar i artistëve tërësisht pa pranga.”

 

Artistët Ekspresionistë Abstraktë në Qytetin e Nju Jorkut

Ekspresionizmi Abstrakt shënoi fillimin e influencave të Qytetit të Nju Jorkut si qendra e botës së artit perëndimor. Bota e artistëve të Ekspresionizmit Abstrakt ishte vendosmërisht me rrënjë në Mahatanin e Poshtëm. Studio e Jackson Pollock ishte në Lindje të Rrugës së 8-të, Willem de Kooning dhe Philip Guston në Rrugën e 10-të, dhe megjithëse Franz Kline lëvizi në shtëpi dhe studio të ndryshme në atë zonë, pjesa më e madhe e netëve dhe të shumë bashkëkohësve të tij i gjetën ata në Tavernën e Rrugës Cedar në Pallatin Universitar.

 

Ekspresionizmi Abstrakt dhe Jazz-i

Shumë artistë influencohen nga muzika e kohës së tyre. Jazz-i ishte i improvizuar dhe shprehës, dhe disa Eksperesionistë Abstraktë, duke përfshirë Jackson Pollock, janë shprehur se dëgjonin muzikë kur pikturonin. Norman Lewis punonte në Harlem, një lagje me dominancë afrikano-amerikane në qytetin e Nju Jorkut e njohur për arritjet e saj artistike, muzikore dhe letrare, dhe ai shpesh paraqiste ckubet e jazz-it të Harlemit në veprat e tij të hershme figurative. Pikturat e tij të mëvonshme abstrakte integrojnë liriken dhe spontanitetin e jazz-it. Duke krahasuar teknikën e tij me atë të trombistit legjendar Miles David, Willem de Kooning një herë ka shkruar: “Miles Davis i përthyen notat. Ai nuk luan me to, ai i përthyen. Unë përthyej bojën.”

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/abstract-expressionism/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

Comments