EKSPRESIONIZMI - Në mes të shkatërrimit të Luftës së Parë Botërore, Ekspresionistët Gjerman dhe Austriak u përgjigjën ndaj ankthit të jetës moderne

EKSPRESIONIZMI

Në mes të shkatërrimit të Luftës së Parë Botërore, Ekspresionistët Gjerman dhe Austriak u përgjigjën ndaj ankthit të jetës moderne.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Kënde ekstreme, forma të sheshuara, ngjyra tepër të ndezura dhe këndvështrime të shformuara dallojnë Ekspresionizmin, një lëvizje ndërkombëtare arti, arkitekture, letërsie dhe performance e cila lulëzoi ndërmjet viteve 1905 dhe 1920, veçanërisht në Gjermani dhe Austri. E filluar në vitin 1905, teksa industria u rrit në Evropë, Ekspresionistët migruan në qytete. Atje ata formuan grupe të tilla si Die Brücke (Ura), dhe Der Blaue Reiter (Kalorësit Blu), ndanë studiot, ekspozuan së bashku, dhe publikuan veprat dhe shkrimet e tyre.

 

Ekspresionistët kërkuan ta paraqisinin botën siç e ndjenin sesa se si ajo dukej, dhe duke vëpruar kështu, të rigjallëronin artin me origjinalitet dhe formë shprehëse. Ata refuzuan traditat e stilit dominues dhe subjektet e kulturës pamore gjermane në fillim të shekullit të 20-të, duke parë pikturat e guximshme, introspektive të Post-Impresionistëve dhe të artistëve bashkëkohës gjerman dhe austriak të cilët eksploruan anën e errët të jetës dhe imagjinatën artistike të veprave të tyre. Shumë Ekspresionistë gjetën gjithashtu frymëzim të hershëm në modelet e sheshta të formave të guximshme të Lëvizjes së Artit të Ri.

 

Në kërkimin e tyre për origjinalitet, Ekspresionistët kërkuan gjithashtu për frymëzim përtej artit dhe kulturës evropiane tek traditat popullore vendase dhe arti tribal. Ata frekuentuan muzetë etnografike dhe panairet e botës, ku ata u takuan me koleksionet e artit afrikan dhe oqeanik. Duke reflektuar një qëndrim të përbashkët të kohës, Ekspresionistët e perceptuan artin jo perëndimor si “primitiv,” të paevoluar, dhe rrjedhimisht më afër origjinave të njerëzimit. Ata huazuan formën stilistike të asaj që panë – duke përfshirë zbukurimet gjeometrike, modele dekorative, dhe planet e sheshta. Teksa Gjermania i afrohej fillimit të Luftës së Parë Botërore, në veprat Ekspresioniste u shfaqën më shumë elementë të groteskes. Ekspresionistët përqafuan printimin si një mënyrë për të shpërndarë më shpejt veprat tek një audience më e madhe dhe si një mjet për promovimin apo kritikimin e kauzave sociale apo politike.  

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/expressionism/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

Comments