ELSE ALFELT: Malet, trupat qiellor dhe veçanërisht Hëna

ELSE ALFELT: Malet, trupat qiellor dhe veçanërisht Hëna

 

Të ngjashme me zogjtë, kështjellat e përrallave dhe anijet e Carl-Henning Pedersen, imazheria e Else Alfelt karakterizohet nga disa motive të përsëritura që prej fillimit. Simbole të tilla si malet, trupat qiellor dhe veçanërisht Hëna mbushin telajot e saj sërish dhe sërish. Natyra është e gjithëpranishme, së pari si një koncept dhe së dyti si një prani fizike. Arti i Alfelt-it shpesh lëviz në hapësirë ndërmjet natyrës aktuale dhe asaj abstrakte. Çdo mal transhendon natyrën e prekshme dhe tregon qiellin, kozmosin dhe përjetësinë. Audienca shquan misticizmin e kujtesës së fëmijërisë së Else Alfelt për Hënën:             

 

“...Gjatë Hënës së plotë, dilja nga shtrati dhe dilja jashtë të lexoja nën dritën e hënës apo thjesht për t’u larë në dritë të bardhë, duke parë hijen time natën. Kulti im i Hënës është ende shumë i vërtetë për mua...Hëna më ka dhënë disa nga përvojat më mbreslënëse.”

 

Burimi: https://chpeamuseum.dk/else-alfelt-(1).aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

Comments