FILMI - Zbuloni historinë dhe zhvillimin e filmit, një bashkim i shkencës, teknologjisë, biznesit, dhe artit, dhe një nga mediumet më gjerësisht të përjetuara

FILMI

Zbuloni historinë dhe zhvillimin e filmit, një bashkim i shkencës, teknologjisë, biznesit, dhe artit, dhe një nga mediumet më gjerësisht të përjetuara.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Filmat e parë u sollën në jetë në laboratorin e New Jersey-it të Thomas Alva Edison në fillim të viteve 1890. Brenda dy dekadash, kinematë ishin përhapur nëpër të gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropë (të cilën do ta ndiqte edhe pjesa tjetër e botës), karriget e tyre të mbushura çdo ditë me audienca të cilat konsumonin melodramat, komeditë, lajmet dhe animacionet. Më pas, në vitin 1927, në ekranin e madh erdhi tingulli. Për herë të parë, audiencat dëgjuan zërat e aktorëve dhe u entuziazmuan ndaj dimensionit të ri që diçka e tillë i shtonte kësaj përvoje. Nga fillimet e pavolitshme, teknologjia e tingullit, së bashku me kameran, filmin dhe teknologjinë e projektimit, përmirësuan në mënyrë të qëndrueshme dhe filmat u bënë gjithnjë edhe më të sofistikuara. Tani është e vështirë të imagjinojmë një kohë kur filmat nuk kanë qenë qëndrore për kulturën popullore.

 

Por çfarë është filmi? Teoritë rreth këtij mediumi janë me bollëk: ai është një art bashkëpunues; argëtim në masë; një formë gjuhe dhe komuniikimi, i cili mund të jetë njëherësh ndërtues dhe shkatërrues; një dokument kulturor që reflekton shoqërinë.

 

Në një nivel teknik, një film është një seri imazhesh fotografike të palëvizura me kalim të shpejtë për të krijuar iluzionin e lëvizjes së qetë. Megjithatë, të gjithë ata që kanë shkuar në kinema, e dinë se një film madhështor mund të na transportojë përtej asaj që është e mundur nga shkenca. “Kinemaja na ndihmon të jetojmë jetë të plota, në imagjinatë.”  

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/film/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

Comments