FOTOGRAFIA - Eksploroni mënyrat e shumta të ndryshme se si fotografia është përdorur për të dokumentuar dhe interpretuar botën moderne

FOTOGRAFIA  

Eksploroni mënyrat e shumta të ndryshme se si fotografia është përdorur për të dokumentuar dhe interpretuar botën moderne.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Prej shpikjes së saj në vitin 1839, fotografia ka shërbyer si një medium për të dokumentuar, kuptuar dhe interpretuar botën. Ajo ka kontribuar radikalisht në evolucionin e përfaqësimit pamor, duke lejuar pjesërisht dokumentimin e një çasti në kohë dhe, për shkak të riprodhimit të saj, duke mundësuar një qarkullim dhe shpërndarje të gjerë të imazheve, e cila ka shpërthyer me ardhjen e internetit dhe të platformave të mediave sociale.

 

Fotografitë janë forma përfaqësimi, të fomësuara nga një seri vendimesh të marra nga fotografët. Për më tepër, mënyra se si ne interpretojmë një fotografi influencohet jo vetëm nga qëllimi i fotografit, por gjithashtu nga mënyrat se si prodhohet, editohet dhe qarkullohet një fotografi. Fotografia është përdorur përgjatë historisë dhe deri në ditët e sotme si një mjet për shkencën dhe eksplorimin; si një mjet për dokumentimin e njerëzve, vendeve dhe ngjarjeve; për tregimin e historive dhe regjistrimin e historive, dhe si një metodë komunikimi dhe kritike për rritjen gjithnjë edhe më shumë të kulturës sonë pamore. Ky medium po rishpiket dhe rimendohet vazhdimisht, e formësuar si e tillë nga avancimet teknologjike si pasojë e dialogëve gjithnjë në ndryshim që rrethojnë përdorimin e fotografisë.  

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/photography/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

Comments