Gjatë pesë viteve të para në Paris, situata financiare e Corneille nuk ishte shumë më mirë sesa kur ai u largua nga Amsterdami.



Gjatë pesë viteve të para në Paris, situata financiare e Corneille nuk ishte shumë më mirë sesa kur ai u largua nga Amsterdami. Atij ende i duhej të gjente suksesin me artin e tij dhe rrjedhimisht, për të përmbushur nevojat e tij, ndonjëherë atij i duhej të punonte në mëngjes herët tek Les Halles (treg peshku).

 

Në vitin 1954, në Bienalen XXVII-të në Venecia, Corneille pati suksesin e tij ndërkombëtar artistik të shumëpritur, që u pasua nga marrja e Çmimit Solomon Guggenheim në vitin 1956. Me njohjen e tij në nivel ndërkombëtar, u rrit edhe interesi për artin e tij. Ai u ftua të ekspozonte në muze dhe galeri të rëndësishme arti në të gjithë botën. 

 

Bruimi: https://www.imodara.com/magazine/corneille-artist-african-adventure/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

Comments