Lëvizja CoBrA u themelua më 8 nëntor 1948 në një kafene në Hotelin Notre-Dame në rrugën Saint Jacques, në Pari


Lëvizja CoBrA u themelua më 8 nëntor 1948 në një kafene në Hotelin Notre-Dame në rrugën Saint Jacques, në Paris ku artistët Christian Dotremont, Joseph Noiret, Asger Jorn, Karel Appel, Constant dhe Corneille nënshkruan një deklaratë të shkurtër të formuluar nga poeti Christian Dotremont. Deklarata e shkëpuste vetveten nga një manifesto që ishte nënshkruar një vit më parë nga surrealistët revolucionar belgë dhe francez. Fillimisht, lëvizja CoBrA përfshinte artistët nga grupi danez ‘Høst’, grupi holandez ‘Reflex’, dhe grupi belg ‘Surréaliste-Révolutionnaire’. Më vonë, kjo lëvizje u përhap edhe tek vendet e tjera.  

 

Bruimi: https://www.imodara.com/magazine/corneille-artist-african-adventure/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

Comments