(PJESA 1): ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E SHPJEGUAR THJESHTË - Bazat e arkitekturës bashkëkohore

(PJESA 1): ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E SHPJEGUAR THJESHTË

Bazat e arkitekturës bashkëkohore

 

Arkitektët bashkëkohorë kanë prodhuar disa nga stilet më të famshme të ndërtimit sot. Kjo përfshin shtëpitë e familjeve dhe ndërtesat e zyrave të cilat po integrojnë stilet bashkëkohore.   

 

Shumica e këtyre ndërtesave ende reflektojnë tipare të arkitekturës klasike. Ato përfshijnë këto dhe i japin atyre një kthesë të re moderne. Kështu, është sfiduese që të përshkruajmë arkitekturën bashkëkohore me tipare vendimtare. Pavarësisht këtij fakti, ne mund të përpiqemi të përshkruajmë ndërtesat të cilat i përshtaten këtij klasifikimi.

 

Arkitektura bashkëkohore është shumë e përhapur nëpër të gjithë botën. Ajo nuk është e zakonshme vetëm në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Me kalimin e kohës, dizanjo bashkëkohore do të kthehet në një çështje tërësisht globale. Kjo është e kundërta e arkitekturës moderne, e cila ka qenë më e kufizuar tek Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Tani, ju mund t’i gjeni këto lloj ndërtesash të famshme në të gjithë botën. Ato gjenden në vende të tilla si Kina, Amerika Latine, Australia, dhe Kanadaja.   

 

Burimi: https://developmentone.net/contemporary-architecture/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

Comments