PJESA 1: BAUHAUS - Walter Gropius, Arkitekti themelues i Bauhaus - Në favor të funksionit dhe prodhimit në masë




PJESA 1: BAUHAUS

Walter Gropius, Arkitekti themelues i Bauhaus

Në favor të funksionit dhe prodhimit në masë

 

NGA HISTORY.COM

 

Bauhaus ka qenë një lëvizje me influencë në art dhe dizanj, e cila filloi në vitin 1919 në Vajmar (Weimar), në Gjermani. Kjo lëvizje inkurajonte mësuesit dhe studentët e saj që të ndiqnin mjeshtëritë e tyre së bashku në studiot dhe punishtet e dizanjit. Shkolla u vendos në Dessau në vitin 1925 dhe më pas në Berlin në vitin 1932, pas së cilës Bauhaus - nën ngacmimet e vazhdueshme të Nazistëve – më në fund u mbyll. Lëvizja Bauhaus udhëhoqi një stil gjeometrik, abstrakt i cili paraqiste pak ndjenja apo emocion dhe estetika e saj vazhdon të influencojë arkitektët, dizenjuesit dhe artistët.   

 

Shkolla e Vajmarit e themeluar nga arkitekti Walter Gropius në vitin 1919, u frymëzua nga arti ekspresionist dhe vepra e arkitektit Frank Lloyd Wright dhe dizenjuesit William Morris. Krijuesit e saj besonin në bashkimin e artistëve dhe zanatçive së bashku për një qëllim utopik.  

 

Nën drejtimin e Gropius, Lëvizja Bauhaus nuk përbëntë asnjë dallim special ndërmjet arteve të aplikuara dhe arteve të bukura. Piktura, arkitektura, dizenjimi i tekstileve, bërja e mobilierive, dizenjmi i teatrove, pikturimi i xhamave, punimi në dru, punimi i metalit – që të gjitha gjetën vendin e tyre në Bauhaus.

 

Stili Bauhaus i arkitekturës paraqiste kënde të ngurta prej xhami, muri dhe çeliku, duke krijuar së bashku modele dhe duke rezultuar në ndërtesa, të cilat disa historianë i karakterizojnë se duken sikur asnjë njeri nuk ka pasur dorë në krijimin e tyre. Këto estetika të rrepta favorizonin funksionin dhe prodhimin në masë, dhe ishin me influencë në ridizenjimin në të gjithë botën të çdo ndërtese që nuk kishte lidhje me ndonjë strukture apo hierarki klasore.  

 

Gropius qëndroi si drejtor për nëntë vite dhe e drejtori shkollën Bauhaus në zhvillimin e një stili koheziv, megjithëse ky nuk ishte qëlimi i tij fillestar. Duke filluar nga viti 1925, Gropius mbikëqyri vendosjen e shkollës në Dessau, duke lejuar mundësinë e manifestimit të parimeve të Bauhaus në vetë hapësirën fizike të shkollës. Gropius dizenjoi ndërtesën Bauhaus dhe disa ndërtesa të tjera për kampusin e ri.

 

Artet e bukura u kthyen në një ofertë kryesore në shkollë në vitin 1927 me një klasë falas pikturimi të ofruar nga Paul Klee dhe Wassily Kandinsky. Udhëzimet fokusohehsin më pak tek funksioni dhe më shumë tek abstragimi. Ekspresionizmi dhe Futurizmi patën një influencë të dukshme në artin e prodhuar në shkollë së bashku me stilin specifik të dizenjove gjeometrike të cilat në atë kohë i ngjanin Kubizmit.

 

Burimi: https://www.history.com/topics/art-history/bauhaus

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

Comments