PJESA 1: ÇFARË ËSHTË VIDEO ART? - Lindja e Video Art
PJESA 1: ÇFARË ËSHTË
VIDEO ART?
Lindja e Video Art
Një pjesë e rëndësishme e
historisë së artit bashkëkohor!
Nga Revista
ARTSPER
Video Art është njëherësh
një lëvizje artistike, e kufizuar në kohë, me artistët dhe gramatikën e saj, por
gjithashtu një medium i shprehjes artistike, i aksesueshëm për të gjithë. Sot, Video
Art, është një pjesë e rëndësishme e historisë së artit bashkëkohor. Por Video
Art ka evoluar shumë që prej lindjes së tij në vitin 1960, dhe që vazhdon të
rishpikë veten nëpërmjet inovacioneve teknologjike dhe përdorimeve të reja. Megjithatë, është e
vështirë të bëjmë dallimin ndërmjet Video Art dhe kinemasë, televizionit, apo
videove muzikore...Kështu, me gjithë këtë heterogjenitet stilesh, le të
përpiqemi të kuptojmë se çfarë është Video Art.
Siç
tregohet në historinë e artit, Video Art lindi një mëngjes të bukur në mars
1963, në galerinë Parnassus. Ajo ndodhet në Wuppertal, një qytet i vogël me
300,000 banorë afër Düsseldorf-it. Ndoshta, ka qenë ftohtë.
Atë
ditë, Nam June Paik prezantoi
13 televizione. Këto televizione të vjetra që prej asaj kohe konsiderohen pjesë
e arkeologjisë së teknologjisë. Por në atë kohë, me tubat e tyre të rrezeve
katodë të cilat prodhonin ngjyra në ekranët e vegjël, ato ishin xhevahirë të
inovacionit. Por mbi të gjitha, nga vitet 1960 e më tej, ato janë kthyer në
simbole të argëtimit në masë dhe të shoqërisë konsumatore dhe të ‘qejfit’. Nam
June Paik i përdori këto ekranë të vegjël, dhe mbi to vendosi një magnet të
madh. Duke vepruar kështu, imazhi shformohet, përdridhet, dhe përfundon duke i përngjarë
një forme spektrale dhe haluciogjene, gati për të na hipnotizuar...
Imazhi 1: Bill Viola, Stacionet,
1994
Imazhi
2: Nam June Paik, Ekspozitë e televizionit të muzikës elektronike, 1963
Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-video-art/
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.


Comments
Post a Comment