PJESA 1: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT? - Arti si një reflektim i shoqërisë

PJESA 1: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT?   

Arti si një reflektim i shoqërisë 

Nga Revista ARTSPER

E ardhmja e artit: çfarë subjekti ambicioz!   

 

Sa e rrezikshme është të deklarosh se mund të dallosh me qartësi të ardhmen kur e tashmja është tashmë kaq komplekse. Megjithatë, e ardhmja e artit tashmë është këtu, siç shihet në evolucionet kulutore, sociale dhe teknologjike. Nëse ne do të shohim se si ka evoluar arti në të kaluarën, atëherë le të përpiqemi t’i paraprijmë disa prej tendencave kryesore që mund të pasojnë.

 

Shpesh është thënë se “arti është një reflektim i shoqërisë”. Kjo ka qenë teza e mbrojtur nga Yves Michaud, një filozof i famshëm francez.

 

Artistët nuk janë krijues të izoluar. Puna e tyre është rezultat i marrëdhënies së tyre me botën e jashtme. Shpesh duke komentuar mbi politikën, pushtetin apo pasurinë, artisti mund, ose nuk mund të dialogojë me shqetësimet njerëzore, të cilat janë në vetvete fuqimisht të kushtëzuara nga kultura në të cilën ata jetojnë. Veprat jo perëndimore gjithashtu, të tilla si maskat afrikane apo oqeanike dhe totemi rrjedhin nga ky model.

 

Dekadat e fundit, lidhjet ndërmjet “artit” dhe “shoqërisë” janë bërë edhe më të dukshme. Për shembull, fotografia dhe video filluan të kapin realitetin, ta dokumentojnë atë, ta inskenojnë dhe ndonjëherë edhe ta denoncojnë atë. Arti dhe artistët pop, kanë kapur më së miri simbolet tona. Dhe një gjeneratë e re artistësh po i përdorin veprat dhe metodat e tyre për të denoncuar, ndërvepruar apo edukuar publikun.

 

Imazhi: Banksy, Pa titull, 2019

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-the-future-of-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 


Comments