(PJESA 1): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË - Krijimi përpara teorisë, arti duhet të ketë rrënjë!

(PJESA 1): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË

Krijimi përpara teorisë, arti duhet të ketë rrënjë!

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Shtatëdhjetë vjet pas themelimit të saj, ne po shohim pas jetën e shkurtër, të furishme të një Lëvizje e cila ishte kundër ‘TË GJITHA FORMAVE TË NDARJES NDËRMJET MENDIMIT TË LIRË DHE VEPRIMIT TË PIKTURIMIT TË LIRSHËM.’

 

Më 8 nëntor 1948, në një kafene në rrugën Saint-Jacques në Paris, një grup artistësh duke përfshirë Constant NieuwenhuijsKarel Appel dhe Corneille – të gjithë anëtarë të Grupit Eksperimental Holandez – u takuan me homologun e tyre danez Asger Jorn. Të udhëhequr nga piktori belg dhe poeti Christian Dotremont, ata shkruan dhe nëshkruan manifestin e tyre të parë, “RASTI U DËGJUA”. 

 

Më vonë, Dotremont do të kujtonte parimet e themelimit që i kishte bashkuar ata në ato çaste: ‘Krijimi përpara teorisë; arti duhet të ketë rrënjë; materializëm që fillon me materialen; mirëqenie, spontanitet, eksperimentim: ishte njëkohshmëria e këtyre elementëve të cilat krijuan CoBrA-n.’ Dotrement është kredituar për origjinën e emërtimit të grupit, e cila rrjedh nga qytetet e vendeve të anëtarëve të saj: Kopenhagen, Bruksel dhe Amsterdam.

 

Burimi: https://www.christies.com/features/The-language-of-CoBrA-Celebrating-70-years-of-creation-before-theory-9123-1.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments