PJESA 1: JEFF KOONS & QENI I TIJ I NJOHUR PREJ TULLUMBACE - Ku duhet ta gjejmë vlerën e artit: tek pasioni i artistit apo tek syri i publikut?


PJESA 1: JEFF KOONS & QENI I TIJ I NJOHUR PREJ TULLUMBACE  

Ku duhet ta gjejmë vlerën e artit: tek pasioni i artistit apo tek syri i publikut?

 

Çfarë mund ta bëjë këtë qen të fryrë më të thellë sesa ç’duket?

Loja e objekteve të rënda përkundrejt dukjeve të lehta...

 

Nga REVISTA ARTPSER

 

Në vitin 1994, ekspozohet për herë të parë një qen i fryrë monumental, i cili do të qëndronte në skenën e artit ndërkombëtar për dekadat që pasuan. Në vitin 2013, i njëjti “Qen Tullumbac”, një vepër nga Jeff Koons, theu rekordin si vepra më e shtrenjtë e artit e shitur nga një artist i gjallë me një vlerë prej 58.4 milionë dollarë. I lindur në vitin 1955, Koons njihet për përfaqësimet e tij gjigande të objekteve të mas-medias. Mendimet mbi këtë artist variojnë: disa e shohin si një pioner, i cili do ta ndryshojë artin përgjithmonë. Të tjerë e konsiderojnë si me shije të keqe dhe shumë komercial.

 

“Qeni Tullumbace” & “Seria e Festimeve”

Qentë Tullumbace të Jeff Koons janë pjesë e serisë së tij të famshme të Festimeve të vitit 1994, të përbërë nga objekte festash, të llustruara dhe të shkëlqyeshme. Seria përbëhet nga rreth 20 skulptura të mëdha, si edhe nga rreth 15 piktura në vaj. I interesuar në temën e nostalgjisë, Jeff Koons prezanton kafshë të fryra, por gjithashtu Play-Doh, tulipanë, madje edhe vezë pashke. Skulpturat e tij na kthejnë në kohët më të thjeshta të fëmijërisë dhe festimin e gëzimit të festimeve nëpërmjet monumentales.

 

Koons e shpall vetveten si një “njeri ideal”; ai e imagjinon punën e tij përpara se ajo të realizohet në studio nga njerëz të tjerë. Secila nga skulpturat e tij realizohet me saktësi të madhe nga çelik i pandryshkshëm dhe përfundohet me një veshje të tejdukshme blu, të purpurt, portokalli, të kuqe apo të verdhë. Ngjyra elementare të cilat tregojnë se Koons nuk frikësohet nga thjeshtësia karakteristike e artit të tij.           

 

Imazhi: Jeff Koons, Festimet, 2013 

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/jeff-koons-and-his-infamous-balloon-dog/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 


Comments