(PJESA 1): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË - ‘Bëni atë që se ka bërë askush më parë!’



(PJESA 1): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË

‘Bëni atë që se ka bërë askush më parë!’

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

‘Në vitin 1954, Gutai Bijutsu Kyōkai, apo Grupi Gutai, u kthye në lëvizjen e parë radikale të artit të pas-luftës në Japoni,’ thotë specialisti i artit të pas-luftës dhe artit bashkëkohor të Christie’s, Paul Nyzam. ‘Veprat e tyre përfshinin pikturë, performancë dhe ndodhi – më së shumti në një linjë me zhvillimet artistike avantgarde në Evropë – por që kaloi më së shumti poshtë radarit në Perëndim gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.’    

 

Megjithatë, në vitin 2013, një ekspozitë gjithëpërfshirëse e veprave të Grupit Gutai në Muzeun Guggenheim, në Nju Jork, shërbeu si një kujtesë mbi rëndësinë e Grupit.

 

Fillimisht Grupi Gutai përbëhej nga rreth 20 artistë të rinj, të cilët u sollën së bashku në qytetin e Ashiya-s, afër Osaka-s, nga Jiro Yoshihara, pasardhësi i një familje të pasuruar nga vajrat ushqimorë. Ambicia e tyre ishte mbushja e zbrazëtisë së perceptuar kulturore nga mizoritë e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas nga bomba atomike.  

 

Manifesti i Grupit diktonte se çdo anëtar duhet të ndiqte vetë rrugën e tyre individuale, dhe, sipas fjalëve të Yoshihara, ‘Të bëjnë atë që se ka bërë askush tjetër më parë!’ Gutai përkthehet si ‘konkrete,’ dhe reflekton gatishmërinë e Grupit për t’u angazhuar me një gamë të jashtëzakonshme materialesh, nga boja tek katrani, balta, ngjitësi, gazetat dhe uji.

 

‘Shiraga kërkonte të krijonte art në një mënyrë siç nuk e kishte bërë askush tjetër më parë. Teknikat dhe filozofia e tij pionere kanë frymëzuar shumë artistë evropianë dhe amerikanë të tillë si Yves Klein dhe Georges Mathieu.’ 

 

Burimi: https://www.christies.com/features/The-Story-of-Gutai-9464-3.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

Comments