(PJESA 1): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART - Cili është kuptimi i artit fetar?

(PJESA 1): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART

Cili është kuptimi i artit fetar?

 

Nga Revista ARTSPER

 

Fjala parajsë sjell ndër mend imazhe të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa, ajo mund të jetë Kopshti i Edenit, ndërsa për të tjerë mund të jenë plazhet me rërë të bardhë të një ishulli tropikal. Megjithatë, në origjinën e saj, parajsa i refereohet Malit Mistik të Olimpit, shtëpia e Zeusit, mbretit të Zotave. Me ardhjen e Krishtërimit, Mali i Olimpit dhe legjendat e mitologjisë greke u lanë pas, dhe parajsa fitoi një kuptim të ri. Për pasojë, në Rilindje u krijua një formulë e re për portretizimin e parajsës në art. Prej asaj kohe, portretizimet tona të parajsës kanë formësuar përgjigjen tonë ndaj kësaj formule.  

 

Në fillim, arti fetar u përdor si një instrument. Në shekullin e 13-të dhe 14-të Kisha ishte një patrone e madhe e arteve. Ajo kërkonte ta bënte Biblën më të aksesueshme dhe më të identifikueshme me masat. Duke paraqitur subjektet humaniste në mjedise natyrale, piktorët e Rilindjes së hershme kërkonin t’i bënin alegoritë fetare më relevante për jetën e përditshme. Rrjedhimisht, u përhapën portretizimet e detajuara figurative të skenave biblike. Mali i Olimpit konsiderohej njëherësh si një vend fizik dhe metaforik, parajsa konsiderohej përtej imagjinatës njerëzore. Rrjedhimisht, formula e përgjithshme e artit fetar dukej se përfshinte portretizime të detajuara, figurative të skenave biblike dhe portretizimet jo figurative të parajsës. Për shembull, krahasoni detajet e peisazheve të ferrit të Hieronymus Bosch me paraqitjet e tij të mjegullta të parajsës.

 

Piktura 1: Paul Troger, Lavdia e Parajsës, 1792

 

Piktura 2: Hieronymus Bosch, Vizionet e ardhshme, 1490



 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/mount-olympus-how-we-portray-paradise-in-art/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

Comments