PJESA 1: ROLI I KRITIKËS NË ART: TRANSMETIMI, GJYKIMI DHE FORMËSIMI - Kritiku i artit si mbajtës i djies dhe shijes së mirë..ai transmeton, gjykon dhe formëson artin bashkëkohor!

PJESA 1: ROLI I KRITIKËS NË ART: TRANSMETIMI, GJYKIMI DHE FORMËSIMI

Kritiku i artit si mbajtës i djies dhe shijes së mirë..ai transmeton, gjykon dhe formëson artin bashkëkohor!

 

Nga Revista ARTSPER 

 

Kritika në art ka ekzistuar që në kohët e Greqisë antike, kur ai u shfaq me fillimin e ndarjes ndërmjet zejtarisë/mjeshtërisë dhe artistit. Por deri në kohën e Rilindjes, kjo disiplinë ishte shumë akademike. Një vepër arti konsiderohej e mirë nëse ajo përmbushte dy kritere specifike: respektimin e disa kërkesave teknike dhe lidhjen me një episod biblik në mënyrën më gjithëpërfshirëse të mundshme. Që nga ajo pikë e më tej, kritika në art ka evlouar në diçka shumë më komplekse dhe të detajuar. Mbajtësi i djies dhe shijes së mirë...ai transmeton, gjykon dhe formëson artin bashkëkohor! Por cili është me saktësi roli i tij?    

 

Kritiku i artit: një rol lehtësuesi

Origjina e tij vjen ga fjala greke “kritikē”, roli i parë i kritikut është të dallojë, shquajë. Dhe kritiku i artit nuk përbën përjashtim ndaj rregullit: në fillim ai duhet të kuptojë vetë veprën e artit në kuptimin e saj më të gjrë. Më pas, ai është i ngarkuar me transemtimin e kësaj vepre, popullarizimin apo thjesht komentimin e saj. Shtesë ndaj këtij roli vjen edhe dimensioni i ndjekjes dhe ndarjes së lajmeve artistike. Në këtë kuptim, kritikët e artit janë mbi të gjitha pasues të informacionit, sepse ata transmetojnë dhe përhapin art. Ata e përthithin atë plotësisht dhe më pas, propozojnë vështirmin e tyre prej eksperti tek publiku më i gjerë.

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-role-of-art-reviews/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments