(PJESA 1): SHIRO KURAMATA: ESTETIKA JAPONEZE TAKOHET ME POSTMODERNIZMIN PERËNDIMOR - Shprehishmëria shfaqet në format delikate të veprës së dizanjerit, të ndërtuara nëpërmjet zbatimit mjeshtëror të materialeve.




(PJESA 1): SHIRO KURAMATA: ESTETIKA JAPONEZE TAKOHET ME POSTMODERNIZMIN PERËNDIMOR

Shprehishmëria shfaqet në format delikate të veprës së dizanjerit, të ndërtuara nëpërmjet zbatimit mjeshtëror të materialeve.

 

Si një nga dizenjerat më të rëndësishëm japonez të shekullit të 20-të, Shiro Kuramata (Tokio, 1934 – 1991) nxjerr në pah një krijmtari delikate, e cila shkrin së bashku estitikën tradicionale të kulturës me Postmodernizmin dhe parimet e dizanjit të botës perëndimore. Dizanjot e tij janë shprehëse dhe rrjedhin nga aplikimi industrial i materialeve në kontrast të plotë me emrat poetikë si “Sa lartë Hena” apo “Miss Blanche”.

 

Kur vjen fjala tek paleta materiale e mjeshtrit japonez, ajo që ka më shumë rëndësi janë cilësitë e brendshme të pjesës, si aftësia reflektuese, transparenca, tejdukshmëria, patejdukshmëria dhe prekshmëria. Në këtë kontekst, ne e gjejmë formën thjesht si një mjet për të shprehur më mirë tendencat natyrale të materialit. Vepra e Kuramata-s nuk përfshin asnjë ndarje ndërmjet ndërtimit, formës, interioritetit dhe materialeve, të cilat shfaqen në harmoni të dizenjuara për të bashkuar të dyja - artin dhe mjeshtërinë.

 

Burimi:

https://www.elledecor.com/it/best-of/a28007947/shiro-kuramata-works-biography/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

Comments