PJESA 1: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S - Zelli artistik i Picasso-s - Përpara dhe pas Picasso-s


PJESA 1: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S

Zelli artistik i Picasso-s

Përpara dhe pas Picasso-s

 

Nga Revista ARTSPER 

 

Veprat piktoreske të Picasso-s janë disa nga më të famshmet në botë. Artisti, jashtëzakonisht prodhimtar, ka ndryshuar historinë e artit. Thuhet se kemi përpara dhe pas Picasso-s...Por a e njihni të gjithë shtrirjen e plotë të overturës së tij artistike? Ndërmjet viteve 1947 dhe 1971, mjeshtri i padiskutueshëm i Kubizmit krijoi disa qeramika, të panjohura për publikun e përgjithshëm.

 

Pas Çlirimit Francez, Picasso gradualisht kaloi më shumë kohë në jug të Francës. Atje, ai u rilidh me rrënjët e tij mesdhetare dhe e rrethoi veten me artistë të famshëm të kohës. Ai madje vizitoi edhe Henri Matisse në Nisë. Riviera Franceze u kthye në fushën e tij të lojës kur, në verën e vitit 1946, ai shkoi në një ekspozitë poçarie në Vallauris, afër Kanës. Atje ai zbuloi dhe u mrekullua me veprat e mrekullueshme të Georges dhe Suzanne Ramié, pronarë të punishtes së poçarisë Madoura. Kështu, u takuan të tre artistët. Më pas, vijoi një propozim: Për të krijuar tri pjesë në terrakota, në Madoura. Picasso pranoi ftesën dhe rizbuloi sensacionet e të punuarit në argjilë. Në të vërtetë, fillimet e modelimit nga ana e tij me Francisco Durrieu datonin pas që në vitet 1900... 

 

Një vit më pas, ai u vendos përfundimisht në jug të Framcës, kubisti vizitoi sërish miqtë e tij qeramistë. Në punishten në Vallauris, ai zbuloi realzimin spektakular të pjesëve që ai kishte dërguar muaj më parë; ishte dashuri me shikim të parë. Përgjatë dy dekadave që pasuan, Picasso ekspolroi qeramikën, duke u frymëzuar nga drita dhe nga natyra mesdhetare.

 

Imazhi: Visage Tourmenté, 1956

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-picassos-ceramics/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments