(PJESA 10): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY - Ai linte veprën e tij që të fliste

(PJESA 10): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Ai linte veprën e tij që të fliste

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Twombly ishte një njeri tmerrsisht privat. Ai diskutonte rrallë për veprën e tij dhe nuk ka lënë asnjë shkrim rreth tyre. Intervistat e tij të disponueshme janë me kritikun britanik, David Sylvester dhe intervistat për librin ‘Intervistat me Artistët Amerikanë’ (Chatto & Windus, 2001), dhe me Nicholas Serota për të shoqëruar ‘Ciklet dhe Stinët’, një retrospektivë në Muzeun Tate Moderne në vitin 2008.

 

I pyetur nga Serota përse ai ishte kaq i rezervuar, Twombly u përgjigj: ‘Sepse më pelqen më shumë të flas për gjëra të tjera. Është si të flasësh për vetveten – do të thotë t’ia bësh qejfin vetes. Dhe mua nuk më pelqen t’ia bëj qejfin vetes.’ Ai nuk ishte gjithashtu i interesuar mbi mendimet e kritikëve, duke e përmbyllur intervistën duke thënë, ‘Nëse ka ndonjë gjë që se kam thënë, ju mund ta shpikni.’

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments