(PJESA 11): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY - Trashëgimia e tij jeton

(PJESA 11): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Trashëgimia e tij jeton

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Prej vdekjes së Twombly-t në vitin 2011, në moshën 83 vjeçare, arti i tij është ekspozuar në institucione nëpër të gjithë globin. Në vitin 2016, Centre Pompidou (në Paris) mbajti një retrospektivë madhore të veprës së tij, dhe muzetë  duke përfshirë Tate, MoMA, Getty dhe Muzeun e Artit të Filadelfias – kanë bërë blerje të rëndësishme të veprave të artistit të të gjitha mediumeve. Krijmtaria e tij vazhdon të frymëzojë nëpër botë.

 

Kur tre piktura dhe pesë pjesë në bronz nga Twombly iu dhuruan Tate në vitin 2014, Serota reflektoi mbi karrierën e gjatë dhe me influencë të artistit, duke thënë, ‘Unë mendoj se ai është një artist shumë i jashtëzakonshëm. Ai e mori ekspresionizmin abstrakt të pas-luftës dhe e bashkoi atë me një dashuri të thellë të tematikave të përjetshme të mëdha të botës klasike.’

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

Comments