PJESA 2: ANA E ERRËT E TREGUT TË ARTIT DIXHITAL - Ana e mirë e NFT-ve – mundësitë e reja për krijimet artistike
PJESA 2: ANA E ERRËT E
TREGUT TË ARTIT DIXHITAL
Ana
e mirë e NFT-ve – mundësitë e reja për krijimet artistike
Nga Revista
ARTSPER
Përse
janë njerëzit kaq shumë të tërhequr nga mediumi i NFT-ve? Megjithëse, një
fëmijë relativisht i ri në bllok, NFT-të e kanë shkundur tashmë botën e artit.
Tërheqja që ato paraqesin mbështetet tek natyra e tyre rebele dhe kryengritëse
lidhur me tregun tradicional të artit. Për më tepër, natyra e tyre fluturake si
diçka e paprekshme është ndoshta një pikë tjetër që shpjegon famën e tyre.
Sot, së bashku me përfshirjen e Christie’s dhe Sotheby’s, bota e artit dixhital vazhdon të fitojë ligjshmëri dhe vizibilitet. Tashmë është një fakt i sigurt se në termat e ekpozimit mundësitë për artistët janë shumëfishuar. Qoftë nëse kemi të bëjmë me dhënien e së drejtës së rishitjes tek artistët, apo nëpërmjet ekspozitave në universet virtuale, artistët po përfiojnë shumë nga ky instrument i ri. Me fjalë të tjera, artistët kanë mjetet për të fituar një jetesë të mirë nëpërmjet artit dixhital! Diçka e tillë përbën një farë ndyshimi për narrativën e artistëtve të cilët për një kohë të gjatë janë përballur me vështirësi financiare.
Si çdo
lëvizje tjetër revolucionare në historinë e artit, NFT-të janë pritur me shumë
hezitim dhe skepticizëm nga tradicionalistët. Megjithatë, aktivistët e klimës
besojnë se, kritika me të cilën po përballen NFT-të janë të justifikuara.
Përkufizim:
Një NFT është një aset dixhital që përfaqëson objektet e botës reale si art,
muzikë, artikujt në lojra dhe video. Ato blihen dhe shiten online, më shpesh me
kriptomonedha, dhe përgjithësisht ato janë të koduara me të njëjtin program
kompjuterik si shumë kripto.
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment