(PJESA 2): ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E SHPJEGUAR THJESHTË - Çfarë është arkitektura bashkëkohore?

(PJESA 2): ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E SHPJEGUAR THJESHTË

Çfarë është arkitektura bashkëkohore?

 

Arkitektura bashkëkohore është lëvizja ku shkrihen stilet moderne, duke ndarë disa tipare. Dhe këto stile varen nga më pak ide klasike të ndërtimit. Termi ‘bashkëkohore’ mund të jetë përdorur në mënyrë të gabuar. Kjo për shkak se ajo mund të përshkurajë ende ndërtesa të cilat janë thuajse tetë dekada të vjetra. Shtëpia apo zyra juaj mund të jetë e dizenjuar sipas një stili bashkëkohor. Kjo do të thotë se ju qëndroni në një nga stilet pionere të ndërtesave të reja. Duke qenë se ka shumë stile, është e vështirë që të arrijmë në një përkufizim formal për të përshkruar këtë lëvizje.

 

Stilet tradicionale të arkitekturës luajnë një rol masiv në zbukurimin e zyrave të korporatave. Ato gjithashtu sjellin funksionalitetin në mjedisin e korporatave. Për këtë arsye, shumica e arkitektëve ende i kushtojnë tribut tipareve klasike. Ata mund ta bëjnë këtë në shenjë besnikërie ndaj trashëgimisë arkitekturore, si edhe për formën dhe funksionin. Stili e diferencon veten nga arkitektura moderne e fundit të shekullit të 20-të. Kjo për shkak të shtimit të tipareve miqësore ndaj mjedisit dhe prezantimin e të gjitha mënyrave të krijmtarisë. Për më tepër, ajo përfshin përdorimin e teknologjisë dhe materialeve më të fundit. Sot, është e lehtë të stimulojmë dizanjo me ndihmën e kompjuterave për të krijuar ndërtesa. Me programet moderne të kompjuterave, arkitektët mund të dizenjojnë me saktësi dhe shpejtësi të një niveli të lartë.

 

Burimi: https://developmentone.net/contemporary-architecture/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

Comments