PJESA 2: BAUHAUS - Paul Klee & Wassily Kandinsky


PJESA 2: BAUHAUS

Paul Klee & Wassily Kandinsky

 

NGA HISTORY.COM

 

Paul Klee

Paul Klee u bashkua me fakultetin e shkollës në vitin 1920, duke sjellë me vete magjepsjen me artin dhe proceset artistike të kulturave jo perëndimore dhe fëmijët, të cilat ai i shkrinte me një qasje gjeometrike, shpesh shkencore ndaj pikturës abstrakte. Qëndimi i tij në Bauhaus pa krijimin nga ana e tij të veprave të artit të cilat janë të mbushura me poezi dhe humor, siç është rasti i pikturës së tij të vitit 1922 “Vallëzimi, Përbindëshi dhe Kënga ime e Ëmbël”. Klee u largua nga Bauhaus në vitin 1931 dhe vdiq në vitin 1940. Piktorët surrealistë Joan Miró dhe Andre Masson i kanë atribuar Klee-s një influencë madhore në veprat e tyre.

 

Wassily Kandinsky

Piktori Wassily Kandinsky filloi të jipte mësim në vitin 1922. Duke i kthyer shpinën artit përfaqësues, Kandinsky përqafoi atë që ai e shihte si cilësitë shpirtërore të ngjyrës dhe formës. Gjatë qëndrimit të tij në Bauhaus, vepra e Kandinsky-t u fokusua më shumë tek format dhe linjat abstrakte, siç paraqitet në pikturën “Kompozimi VIII”, e vitit 1923. Kandinsky qëndroi në shkollë deri në mbylljen e saj.

 

Imazhi 1: Paul Klee, Bauhaus Ausstellung Ëeimar, 1923  

Imazhi 2: Vasily Kandinsky: Nga Kalorësit Blu tek Bauhaus, 1910–1925

 

Burimi: https://www.history.com/topics/art-history/bauhaus

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

Comments