PJESA 2: ÇFARË ËSHTË VIDEO ART? - Roli i shikuesit
PJESA 2: ÇFARË ËSHTË
VIDEO ART?
Roli i shikuesit
Nga Revista
ARTSPER
Marrëdhënia
ndërmjet artit dhe televizionit do të ketë një impakt të thellë tek Video Art. Video
Art mban më të vërtetë brenda vetes një kritikë që vë në pikëpyetje vendin e shikuesit
lidhur me këtë imazh. Në vitin 1967, Sony shpiku “Portapack”, një kamera
portative, të përballueshme nga kosto dhe të lehtë për t’u përdorur. Ajo erdhi
në të njëjtën kohë me ngritjen e lëvizjes Fluxus dhe lindjen e performancës. Nam
June Paik është një nga anëtarët themelues të Fluxus. Si anëtarët e këtij
grupi, ai vë në pikëpyetje natyrën e artit dhe marrëdhënien e tij me botën dhe
shikuesin. Ai vë në pikëpyetje nocionin e kohës në veprën e artit dhe kohën e
kujtesës së tij. Video gjithashtu ia del me sukses që të ngrejë pikëpyetje të
tilla.
Për
shembull, në veprën e vitit 1974, “E tashmja vazhdon të kaluarën(at)”, Dan
Graham tallet me marrëdhënien tonë me të. Spektatori hyn në një dhomë të
mbyluar me pasqyra. Mbi mure, reflektohet në çast imazhi i tij me shpejtësinë e
dritës. Por në cepat e dhomës janë të lidhur disa ekranë, të cilat
ritransmetojnë skenën që luhet me një farë vonese. Spektatori e gjen veten të
përballur me vetë imazhin e tij, edhe një herë, por me disa sekonda vonesë.
Gjatë këtij hendeku të shkurtër, arti transformon marrëdhënien e tij në kohë
dhe tek ai vetë.
Për
ta përmbyllur, tek Video Art ne gjejmë një reflektim në vend të spektatorit dhe
gjthashtu një inskenim specifik. Naim Jain Paik krijon skulptura nëpërmjet mënyrës
se si ai organizon ekranët. Dan Graham krijon tension me pasqyra, dhe çdo
artist shkon aty me instalacionet e tij/saj.
Imazhi: Dan Graham, E
tashmja vazhdon të kaluarën(at), 1974
Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-video-art/
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment