(PJESA 2): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË - Kundër gjeometrisë së ashpër të Piet Mondrian, “de Stijl” dhe Akademisë



(PJESA 2): CoBrA - LËVIZJA E FUNDIT ME TË VËRTETË AVANTGARDE E SHEKULLIT TË 20-TË

Kundër gjeometrisë së ashpër të Piet Mondrian, “de Stijl” dhe Akademisë  

Të frymëzuar nga mitet antike nordike, vizatimet dhe primitivizmi i fëmijëve

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S   

 

Duke kërkuar që të distanconin vetveten nga lufta teorike e Parisit, anëtarët origjinal të CoBrA-s themeluan një rrjet bashkëpunues që shtrihej përtej Evropës veriore, duke përshirë Kopenhagenin, Brukselin dhe Amsterdamin, të cilat ishin çliruar nga sundimi nazist vetëm kohët e fundit. Ata ishin kaq kundër gjeometrisë së ashpër të Piet Mondrian dhe “de Stijl” saç ishin kundër Akademisë, duke kërkuar ndarjen nga format strikte dhe paletat e kufizuara që kishin dominuar deri në atë kohë skenën avantgarde.    

 

Të frymëzuar pjesërisht nga automatizimi surrealist, artistët CoBrA realizuan pjesë të pasura dhe ndërdisiplinore. Ata nuk shkuan tek muzetë apo galeritë për frymëzim; por në vend të kësaj, ata panë mitet antike nordike, vizatimet dhe primitivizmin e fëmijëve – të cilat që të gjitha u bashkuan në atë që u bë e njohur si ‘gjuha e CoBrA-s’. Për Jorn dhe kolegët e tij, këto burime sollën një ndjesi të thellë dhe freskuese rigjallërimi.

 

Kyçe gjithashtu për karakterin e CoBrA-n ishte refuzimi i mitizimit të artit tradicional perëndimor të vetmisë, gjenialitetit artistik, por në vend të këtyre një fokus tek prodhimi i pjesëve bashkëpunuese të tilla si murale dhe publikime të printuara, duke përfshirë Revistat CoBrA.

 

Shumë shpejt lëvizja u rrit përtej origjinës së saj, duke përfshirë diku rreth 60 poetë, piktorë dhe skulptorë nga Gjermania, Suedia, Franca dhe Anglia, si edhe nga Danimarka, Belgjika dhe Holanda. Midis të konvertuarve të parë ishte piktori Pierre Alechinsky, i cili i pa për herë të parë veprat e lëvizjes CoBrA në Bruksel në vitin 1949.

 

Imazhi 1: Karel Appel (1921-2006), L'Homme de la Terre (Njeriu i Tokës), 1955

 

Imazhi 2: Karel Appel (1921-2006), La Fleur et les oiseaux (Lulja dhe Zogjtë), 1951

 

Imazhi 3: Corneille (1922-2010), Le Montagnard (Gërmuesi i Malit), 1950

 

Burimi: https://www.christies.com/features/The-language-of-CoBrA-Celebrating-70-years-of-creation-before-theory-9123-1.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments