(PJESA 2): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË - Pikturat me këmbë të Shiraga-s & Nga duke kërcyer nëpër letër tek skulpturat prej tallashi


(PJESA 2): KËMBËT TË PARAT: KAZUO SHIRAGA DHE GUTAI, LËVIZJA RADIKALE E ARTIT QË BEFASOI JAPONINË

Pikturat me këmbë të Shiraga-s & Nga duke kërcyer nëpër letër tek skulpturat prej tallashi

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Pikturat me këmbë të Shiraga-s

Gjatë fazës së parë të Lëvizjes Gutai, nga viti 1954 deri në vitin 1961, Kazuo Shiraga u pa si forca dominuese e lëvizjes. ‘Shiraga kërkonte të krijonte art në një mënyrë siç nuk e kishte bërë askush tjetër më parë,’ shpjegon Nyzam. ‘Teknikat dhe filozofia e tij pionere frymëzuan shumë artistë evropianë dhe amerikanë, të tillë si Yves Klein and Georges Mathieu.’  

 

Për të krijuar vepra të tilla si Hokei dhe Chigakusei Tekkyoshi, ai qëndronte pezull me rripa mbi një telajo përballë një audience, duke performuar krijimin e pikturës me këmbët e tij. Pavarësisht faktit se, shpesh kjo i shkaktonte atij dhimbje, ai besonte se duke përdorur një pjesë të patrajnuar të trupit të tij, vepra do të ishte më spontane dhe e çliruar nga tradita akademike.

 

Nga duke kërcyer nëpër letër tek skulpturat prej tallashi

Anëtarët e tjerë të Grupit Gutai ishin po aq shpikës. Saburo Murakami kërcente nëpër faqet e mëdha të letrës; Atsuko Tanaka përdorte këmbana dhe llampa drite në performancat e saj teatrale; Chiyu Uemae bënte skulptura nga tallashi.

 

Themeluesi i Gutai-t, Yoshihara – një dekadë më i vjetër dhe ndoshta më konservator sesa kolegët e tij më të rinj – ishte një dishepull i përkushtuar i artit amerikan të pas-luftës, dhe pikturonte në një mënyrë të ngjashme me Ekspresionizmin Abstrakt. Ai i shkroi një herë Jackson Pollock, duke sugjeruar se kishte koinçidenca ndërmjet pikturave të të dy artistëve, por ai nuk mori kurrë një përgjigje.  

 

Imazhi 1: Kazuo Shiraga (1924-2008), Chigakusei Tekkyoshi, 1961

 

Imazhi 2: Chiyu Uemae (lindur më 1920), Pa titull, 1964

 

Burimi: https://www.christies.com/features/The-Story-of-Gutai-9464-3.aspx

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

Comments