(PJESA 2): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART - Influenca e Dantes mbi portretizimet e parajsës në art

(PJESA 2): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART

Influenca e Dantes mbi portretizimet e parajsës në art

 

Nga Revista ARTSPER

 

Në të njëjtën kohë me prodhimin në masë të artit kishtar, Dante po shkruante kryeveprën e tij: Komedia Hyjnore (1320). Ajo përmbledh një përfytyrim të parajsës dhe për pasojë, hedh këndvështrime të gjalla mbi se si e kuptojmë ne parajsën. Në poemën e tij, parajsa paraqitet si një seri me nëntë rrathë koncentrikë që të çojnë në Empyrean: shtëpinë e Zotit. Ky konsiderohej një vend përtej ekzistencës njerëzore. Megjithatë, rrathët koncentrikë që përfaqësojnë nëntë sferat qiellore të parajsës këtu, bazohen tek modeli standard gjeocentrik mesjetar i kozmologjisë.

 

Nuk kërkohen shumë përpjekje për të gjetur jehonat e vizioneve parajsësore të Dantes në Rilindje. Shembulli më goditës i kësaj është ndoshta ‘Pranimi i Virgjëreshës’ e Botticini-t. Pjo pikturë portretizon dishepujt e mbledhur rreth varrit të mbushur me zambakë të Marisë, duke shikuar të mrekulluar nëntë rrjeshtat me ëngjëj të cilët janë dëshmitarë të bekimit të Krishtit të Marisë.

 

Një shembull i mëvonshëm i kësaj është ‘Kurorëzimi i Virgjëreshës’ i Tintoretto-s (rreth vitit 1580). Në mënyrë të ngjashme kjo paraqet vizion e tij të madh të parajsës në rrathë të rregullt, koncentrik. Në secilin rast, parajsa ilustrohet si një dritë e largët në qiell, e rrethuar nga sfera qiellore ëngjëjsh dhe shenjtorësh. Rrjedhimisht, të dy artistët janë pjesë e forulës së artit fetar në portretizimet e tyre qëllimisht bishtnuese të parajsës.

 

Piktura 1: Bartolomeu Velhomade, Figurë trupash parajsëror, 1568

 

Piktura 2: Francesco Botticini, Pranimi i Virgjëreshës, 1475-1476

 

Piktura 3: Tintoretto, Kurorëzimi i Virgjëreshës, rreth vitit 1580




Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/mount-olympus-how-we-portray-paradise-in-art/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

Comments