PJESA 2: ROLI I KRITIKËS NË ART: TRANSMETIMI, GJYKIMI DHE FORMËSIMI - Kritikë arti: Gjykimi i ekspertit

PJESA 2: ROLI I KRITIKËS NË ART: TRANSMETIMI, GJYKIMI DHE FORMËSIMI

Kritikë arti: Gjykimi i ekspertit

 

Nga Revista ARTSPER 

 

Kritiku i artit nuk është vetëm një pasues, transmetues i asaj çka ai vazhgon thjesht sepse ai varet tek informacioni. Përkundrazi, MENDIMI I TIJ EKSPERT KA RËNDËSI DERI NË ATË PIKË SAQË KY MENDIM KA PESHË TË VËRTETË DHE PASOJA KONKRETE. Me rolin e tij si gjykues, kritiku i artit zë një pozicion pushteti. Ai është përgjegjës për dhënien e mendimit të tij mbi cilësinë e një vepre arti. Kështu, ai mund të vendosë nëse një pikturë ka kuptim, nëse një përformancë është fantastike, apo nëse një skulpturë është mediokre.

 

Ai përcakton vlerën e veprës dhe mund të bëjë që vlera e veprës së një artisti të luhatet. Në varësi të reputacionit të tij, ai mund madje të influencojë të gjithë tregun e artit. Për shkak të këtij pozicioni gjykues, kritiku i artit mund të kthehet po aq mirë në armikun më të keq apo në aleatin më të mirë të artistëve të rinj.

 

Imazhi: Vepra nga Ryoji Ikeda, 2021

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-role-of-art-reviews/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments