(PJESA 2): SHIRO KURAMATA, BIOGRAFIA - Magjepsja si funksion!

(PJESA 2): SHIRO KURAMATA, BIOGRAFIA

Magjepsja si funksion!

 

Lindur në Tokio në vitin 1934, Kuramata u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit amerikan të Japonisë. Në vitin 1953, ai u diplomua nga Politekniku i Tokios, ku ai studio për arkitekturë, dhe më vonë gjeti punë me Teikokukizai, një kompani vendase e mobilieve. Jo shumë vonë pas kësaj, i riu krijues u regjistrua në Shkollën e Dizanjit të Kuwasawa-s në Tokio.

 

Qasja e Kuramata-s ndaj kompozimit të mobilieve dhe interioreve revolucionarizoi skenën e dizanjit të pas-luftës së Japonisë, ku ai rivlerësoi marrëdhënien ndërmjet formës dhe funksionit, duke imponuar vetë vizionin e tij të minimalizmit dhe idealeve surrealiste në objektet e përditshme. “Funksioni i dizanjit nuk duhet të jetë vetëm nëse ai është praktikë apo jo. Magjepsja gjithashtu duhet konsideruar si funksion,” ka thënë ai.

 

Nga viti 1957 deri në vitin 1963, Shiro Kuramata punoi për Maysuya, një dyqan i madh në Tokio, përpara themelimit të vetë studios së tij, Zyra e dDzanjit Kuramata, në vitin 1965. Nga çasti kur ai hapi studion e tij të dizanjit deri në vdekjen e tij në vitin 1991, krijuesi ishte një burim i pashterrshëm frymëzimi për mobilieritë dhe interioret progresive. Midis bashkëpunimeve më afatgjata të Kuramata-s janë ato me brandet si Issey Miyake, ku ai dizenjoi shumicën e interioreve të butikut të kësaj marke nëpër të gjithë botën nga fundi i viteve 1970 deri në vitet 1990.

 

Burimi:

https://www.elledecor.com/it/best-of/a28007947/shiro-kuramata-works-biography/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments