PJESA 2: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S - Bashkëpunimi me Fabrikën Madoura

PJESA 2: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S

Bashkëpunimi me Fabrikën Madoura       

 

Picasso besonte se qeramika duhet të konsiderohet si pjesë e arteve të bukura

 

Nga Revista ARTSPER 

 

Me një portofol të tejmbushur me skica, Picasso i ripunoi vizatimet e tij, duke modeluar pjesë pas pjese. Këto prodhime thuajse industriale na kujtojnë imazhin e tij si një artist tejet pjellor. Një pjesë e madhe e qeramikave janë rezultat i impulsit krijues të Picasso-s gjatë njëzetë e pesë viteve të tij në Madoura. Vallauris e lejoi atë të rimerrte artin e baltës. Pas tmerreve të luftës, studio e poçarisë hapi fushën e mundësive për artistët.  

 

E vendosur në një kënd të studios së dizenjuar specifikisht për të, Picasso lëvdonte fuqinë e baltës. Ai madje punoi me pjesë të mbetura, të papërdorshme balte që nuk i donte askush. Artisti vizatoi pjesë origjinale dhe pikturoi pjesë edhe më tradicionale. Ndonjëherë ai shtonte një prekje të Picasso-s në vazot e krijuara nga Suzanne Ramié. Ajo ndante me të sekretet e saj rreth pjekjes së baltës dhe pikturimit të glazurës. Banorët e punishtes e shoqëronin artistin në procesin e tij krijues dhe i kushtonin vëmendje të veçantë përmbushjes së tij personale. Ata e këshillonin dhe e asistonin atë në krijimin e pjesëve të tij. Ky bashkëpunim i ngushtë ka rezultuar në një koleksion të madh vazosh me edicion të kufizuar.

 

Qëllimi i grupit ishte të prodhonin pjesë të jashtëzakonshme me çmime të përballueshme. Picasso besonte se, qeramika duhet të konsiderohet si pjesë e arteve të bukura. Në të njëjtën kohë, ai duhet të ndahej me traditën e objekteve utilitare. Sipas Éric Moinet, qeramikat e artistit përbëjnë “një pjesë shumë të rëndësishme të veprës që duhen rivlerësuar”. Për një kohë të gjatë në duart e familjes së Picasso-s, “këto ishin pjesë që janë parë rrallë,” veçanërisht duke qenë se publiku francez e konsideronte qeramikën si një art dekorativ. 

 

Imazhi: Fotografi e Pablo Picasso dhe Suzanne Ramié, 1957

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-picassos-ceramics/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

Comments