(PJESA 3): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY - Ai u dashurua me Italinë

(PJESA 3): 10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR CY TWOMBLY

Ai u dashurua me Italinë

 

Nga Prestigjozja SHTËPIA E ANKANDEVE CHRISTIE’S 

 

Pasi studioi në Shkollën e Muzeut të Arteve të Bukura në Boston, Twombly ndoqi Ligën e Studentëve të Artit të Nju Jorkut në vitin 1950, ku ai u takua me Rauschenberg-un. Vitin pasues ata u regjistruan në Kolegjin e Malit të Zi në Karolinën e Veriut. Kjo ka qenë shkolla me më shumë influencë e artit në Shtetet e Bashkuara në mes të shekullit të 20-të. Midis stafit dhe studentëve ndërmjet viteve të themelimit të saj në vitin 1933 dhe mbylljes në vitin 1957, ishin Josef dhe Anni AlbersRobert MotherwellFranz KlineWillem and Elaine de KooningJohn CageMerce Cunningham dhe Buckminster Fuller.

 

Në vitin 1952, kur Twombly mori një bursë udhëtimi nga Muzeu i Virxhinias i Arteve të Bukura, ai u nis bashkë me Rauschenberg-un në një tur në Afrikën e Veriut, Spanjë, Itali dhe Francë. Pas kthimit të tij, pasi shërbeu në ushtri si kriptograf dhe dha në mësimdhënie për një vit, ai punoi ku mundi në Nju Jork deri sa u vendos në Romë. Kjo ishte një lëvizje surprizuese duke qenë se tashmë ai kishte pasur tre ekspozita solo në Galerinë Stable të Eleanor Ward – një me më shumë influencë në vitet 1950 – dhe po tërhiqte vëmendje.          

 

Burimi:

https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-cy-twombly-12198-3.aspx?sc_lang=en

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

Comments