PJESA 3: ANA E ERRËT E TREGUT TË ARTIT DIXHITAL - Një fatkeqësi ekologjike

PJESA 3: ANA E ERRËT E TREGUT TË ARTIT DIXHITAL

Një fatkeqësi ekologjike

 

Nga Revista ARTSPER

 

Le të marrim për shembull, “Macen hapësinore”, një GIF NFT, të një maceje në një raketë e cila po shkon në Mars. Sipas faqes së internetit cryptoart.wtf, gjurmët e karbonit të “Maces Hapësinore” janë të barabarta me përdorimin e energjisë elektrike të një banori të Bashkimit Evropian (BE) për dy muaj. Themeluesi i kësaj faqe interneti, Memo Akten, është vetë një artist dixhital. Gjatë procesit të kërkimeve të tij, Akten analizoi 18,000 NFT dhe gjeti se gjurmët mesatare të karbonit të një NFT-je janë diku më të ulta sesa “Macja Hapësinore”. Megjithatë, ai gjeti se një NFT mesatarisht kishte një gjurmë karboni të barabartë me pak më shumë sesa vlera e një muaji me energji elektrike të një banori të BE-së.   

 

Në dhjetor 2021, artisti NFT, Pak, theu rekordet e historisë. Vepra e tij e artit arriti 91.8 milionë dollarë, shumën më të lartë të shitjes së një NFT-je. Për atë çmim, blerësi mori një dokument dixhital si edhe një trashëgimi të gjerë emisionesh gazrash serë.

 

Përkufizim: Një NFT është një aset dixhital që përfaqëson objektet e botës reale si art, muzikë, artikujt në lojra dhe video. Ato blihen dhe shiten online, më shpesh me kriptomonedha, dhe përgjithësisht ato janë të koduara me të njëjtin program kompjuterik si shumë kripto.

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-dark-side-of-the-digital-art-market-the-ecological-consequences-of-nfts/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments