(PJESA 3): ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E SHPJEGUAR THJESHTË - Tiparet e arkitekturës bashkëkohore: Shprehishmëria e formës dhe dizanjos & përparimet e betonit të armuar
(PJESA 3): ARKITEKTURA
BASHKËKOHORE E SHPJEGUAR THJESHTË
Tiparet e arkitekturës bashkëkohore: Shprehishmëria e formës dhe dizanjos
& përparimet e betonit të armuar
Idetë klasike lulëzuan mbi disa elementë specifikë të
dizenjimit. Arkitektët bashkëkohorë kanë lulëzuar me ide të sofisikuara dhe
novatore. Ata devijojnë nga tradita dhe normat. Për të arritur këtë, ata kanë nevojë
për materialet bashkëkohore për të krijuar këto ide. Ju nuk vetëm do t’i vlerësoni
dizanjot novatore dhe krijuese në këto ndërtesa. Ju do të kuptoni gjithashtu
ndjesinë estetike nëpërmjet dizanjos unike të strukturave.
Për më tepër, arkitektura bashkëkohore përdor një gamë të
gjerë materialesh ndërtimore. Këto përfshijnë betonin, xhamin, drurin, dhe
aluminin. Këto materiale shtojnë kontrastin dhe homogjenitetin. Për shembull,
ju do të vini re se ato kanë dritare xhami me plane tejet të mëdha. Këto lejojnë
hyrjen e më shumë drite natyrale dhe krijimin e hapësirave të hapura më të mëdha.
Ato përmbajnë një ndjesi ajrosjeje, duke minimzuar kështu kostot e ajrit të
kondicionuar. Për më tepër, kornizat e ndërtimit ndjekin një simetri dhe ato
shpesh kanë forma novatore. Dija se disa nga këto materiale janë miqësore ndaj
mjedisit është një bonus i madh për këtë stil.
Në të kaluarën, shumë e kanë përdorur përdorimin e betonit
si brutale. Megjithatë, arkitektura moderne kuptoi vlerën e betonit të armuar.
Me këtë material, arkitektët mund të krijojnë dizanjo bashkëkohore. Gjithashtu,
betoni i armuar mund të modelohet thuajse në çdo formë të imagjinueshme. Me të,
ju mund të krijoni ndërtesa të cilat janë tërheqëse për syrin, duke qenë në të
njejtën kohë edhe efektive nga pikëpamja e kostove. Ato mund të teksturizohen
me materiale të riciklueshme për t’i bërë ato më të sofistikuara. Xhami i
ricikluar është nnjë nga këto materiale. Përjashtimi i përdorimit të betonit është
thuajse i pamundur.
Përveç materialeve, kjo formë arti dallohet edhe në disa mënyra
të tjera. Gjithashtu, arkitektura bashkëkohore përfiton nga linjat e kurbëzuara
dhe format e rrumbullakëta. Këto krijojnë një strukturë tërheqëse nga pikëpamja
pamore. Dizanjot bashkëkohore imitojnë gjithashtu lëvizjet minimaliste. Kjo do
të thotë se ne ende përdorim modelet klasike në veprat e artit. Ato janë tek të
dyja strukturat, moderne dhe bashkëkohore.
Burimi: https://developmentone.net/contemporary-architecture/
Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment